Mungesa e certifikimit ndërkombëtar, pengesë kryesore e kompanive vendore

Ekonomi

Mungesa e certifikimit ndërkombëtar, pengesë kryesore e kompanive vendore

Më: 6 maj 2019 Në ora: 11:38
Berat Rukiqi

(E plotësuar) - Përkundër potencialit të madh për eksport, kompanive vendore iu pamundësohet një gjë e tillë për shkak të barrierave të shumta me të cilat përballen çdo ditë, dhe këto të fundit kanë tendencë që të rrisin punësimin për 13.3 pikë për qind, krahasuar me tremujorin e fundit 2018.

Kështu deklaroi kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, me rastin e prezantimit të rezultateve të klimës të biznesit në Kosovë për tremujorin e parë 2019.

Në një konferencë për media ai tha se kjo tendencë për rritje të punësimit vjen si rezultat edhe i punëve sezonale.

Rukiqi: 44 për qind e kompanive presin të rrisin punësimin 13.3 pikë të përqindjes

“Në 465 biznese, 86 për qind e tyre vlerësojnë gjendjen e biznesit të mirë dhe të kënaqshme, ndërsa 18 për qind vlerësojnë gjendjen jo të kënaqshme. Nëse shikohet edhe trendi, kryesisht është një trend pozitiv. Nëse i shohim rritjet për punësim, 44 për qind e kompanive presin që të rrisin  punësimin rreth 13.3 pikë të përqindjes, më e lartë se sa në tremujorin e fundit të vitit 2018, apo në atë pjesën e vitit kur sektori i tregtisë me pakicë dhe sektori i shërbimeve edhe mund të ketë ulje të pritjeve për punësim”, tha ai.

Rukiqi tha se edhe indikatori i konfidencës ka shënuar një trend pozitiv dhe është një pjesë e mirë që mund të krahasohet edhe nga indikatorët tjerë.  Ai ka folur edhe për studimin rajonal që i është bërë potencialit për eksport, me ç'rast tha se përkundër potencialit për eksport, kompanitë vendore nuk mund të eksportojnë mjaftueshëm.

Sipas tij, mungesa e certifikimit ndërkombëtar del të jetë pengesa kryesore e këtyre kompanive.

Rukiqi: Kompanitë vendore me potencial për eksport, por me barriera të mëdha

“Na del që kompanitë kosovare kanë një potencial, sidomos tek sektori i agrobiznesit. Mirëpo, ka barriera të theksuara: 49 për qind e kompanive konsiderojnë që barriera kryesore për eksport është gjetja e distributorëve, 37 për qind kanë problem me certifikatat e sigurisë ushqimore, 26 për qind mendojnë që tregu i vogël në Kosovë ndikon edhe në potencialin për eksport për shkak se nuk mund të rriten dhe t’i përdorin kapacitetet e tyre, 26 për qind prej tyre e konsiderojnë qasjen në financa si barrierë tjetër, 23 për qind koston e lëndës së parë, dhe 23 për qind tjerë që flasin për përgatitjen ose mos përgatitjen e stafit konform nevojave që ata i kanë”, u shpreh ai.

Ai foli edhe për energjinë e ripërtërirë me ç’rast bëri të ditur se të mërkurën do të organizohet një takim me klubet e bizneseve ku do të diskutohet për politikat mbi energjinë. Teksa përmendi edhe deklaratën e ministrit të Mjedisit, Fatmir Matoshi, i cili pati deklaruar se “shumë prej hidrocentraleve janë ilegale”.

Rukiqi: Kompanitë e hidrocentraleve kërkuan leje mjedisore, por nuk morën përgjigje

“Nuk e di në çfarë konotacioni ose në çfarë kontesti. Mirëpo, ne e kemi ngritur si çështje dhe kemi kërkuar që të kemi një takim me ministrin që të sqarojmë se këtu ka edhe një problem tjetër. Ato hidrocentrale kanë kaluar edhe procedurat e Ministrisë së Ambientit, nuk kishin mundur me marrë licencë ne rregullator pa leje të Ministrisë. Lejeve mjedisore që po iu referohet tani ministri, janë procedura që rregullohen pasi që hidrocentralet të hyjnë në funksion. Dhe, shumica prej tyre i kanë kërkuar këto leje, por nuk kanë marrë përgjigje nga ministria qe 3 vjet”, tha Rukiqi.

***

Kompanitë kosovare kanë tendencë që të rrisin për 13.3 përqind, krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2018.

Kështu deklaroi kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, me rastin e prezantimit të rezultateve të klimës të biznesit në Kosovë për tremujorin e parë 2019.

Rukiqi tha se kjo tendencë për rritje të punësimit vie si rezultat edhe i punëve sezonale.

 "Në 465 biznese e vlerësojnë gjendjen e tyre te mirë dhe të kënaqshme. Nëse shikohet trendi është një trend pozitiv. Nëse i shohim rritjet për punësim, 44 përqind e kompanive presin që të rrrisin punësimin rreth 13.3 përqind më të lartë se sa në tremujorin e fundit të vitit 2018. Edhe indikatori i konfidencës ka shënuar një trend pozitiv dhe është një pjesë e mirë që mund te merret jo vetëm nga Oda Ekonomike por edhe nga institucionet tjera", tha ai.

Rukiqi ka folur edhe për studimin që i është bërë eksportit, me ç'rast tha se përkundër potencialit që kompanitë vendore kanë për eksport, ato nuk po mund të eksportojnë mjaftueshëm.

Sipas tij, mungesa e certifikimit ndërkombëtar del të jetë pengesa kryesore e këtyre kompanive.11111

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat