ATK, në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë, realizoi trajnim për gjyqtarët dhe ekspertët gjyqësor

Ekonomi

ATK, në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë, realizoi trajnim për gjyqtarët dhe ekspertët gjyqësor

Më: 8 maj 2019 Në ora: 15:46
ATK

Administrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë, ka organizuar trajnim dy ditor për gjyqtarët dhe ekspertët gjyqësor me temën: “Interpretimi i legjislacionit tatimor në Kosovë”.

Në këtë trajnim nga përfaqësuesi i ATK-së, u prezantuan/trajtuan temat, si në vijim:

·         Administrata Tatimore dhe Procedurat;

·         Tatimi mbi Vlerën e Shtuar;

·         Tatimi në të Ardhurat Personale;

·         Tatimi në të Ardhurat e Korporatave;

·         Transferi i çmimit; dhe

·         Marrëveshjet për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë.

Qëllimi i mbajtjes së këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të gjyqtarëve dhe bashkëpunëtorëve profesional, lidhur me aplikimin dhe zbatimin e legjislacionit tatimor në Kosovë, gjegjësisht Procedurat e Administratës Tatimore të Kosovës, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Tatimin në të Ardhura Personale, Tatimi në të Ardhura të Korporatave, Transferin e çmimit dhe Marrëveshjet për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë, duke përfshirë edhe të gjitha tatimet e mbajtura në burim, si: Tatimi në Paga, Kontributet Pensionale, etj. Për të gjitha temat e lartë cekura janë pasqyruar edhe shembujt praktik për trajtimin e tyre.

Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me legjislacionin tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesi i trajnimit.

Materiali i prezantuar në këtë trajnim, është i publikuar në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org tek linku Multimedia-Materiale & Prezantime – “Seminar/Trajnim për Prokurorët”.

Administrata Tatimore e Kosovës, gjithnjë e përkushtuar në zbatim të Ligjit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat