Lansohet web faqja për raportimin e produkteve të rrezikshme

Ekonomi

Lansohet web faqja për raportimin e produkteve të rrezikshme

Më: 10 maj 2019 Në ora: 10:54
Endrit Shala

Trupi Koordinues për Mbikëqyrjen e Tregut ka lansuar web-faqen për raportimin e produkteve të rrezikshme - RAPEX Kosova me qëllim që gjithë qytetarët e Kosovës të jenë më të sigurt në mallrat dhe produktet që ata i përdorin.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala u shpreh se me anë të kësaj web faqe do të mundësohet që konsumatorët në Kosovë të jenë më të sigurt në identifikimin e gjitha produkteve.

“Nga sot me lansimin e kësaj ueb faqe konsumatori ynë do të jetë më i sigurt për produktet që do t’i konsumojë”, tha ministri, Shala.

 Ai gjithashtu bëri të ditur se mbi 16 mijë produkte kanë tërhequr nga tregu vetëm gjatë vitit të kaluar.

Shefi i bashkëpunimit në Zyrën e BE-së, Luigi Brusa tha se me anë të kësaj web faqe, përmbushet dhe një aspekt i MSA-së.

 Kjo sipas tij, bën që të ketë më shumë informim për gjitha produktet dhe mallrat që hynë dhe janë në Kosovë.

Ai, mes tjerash tha se me anë të Rapex-it do të mbulohen disa produkte të rëndësishme. “Këto janë përparësi sepse ekziston një instrument që garanton siguri për mallrat që vijnë nga vendet e tjera”, tha ai.

Kurse, kryeinspektori, njëherësh udhëheqës i trupit koordinues Lulzim Syla tha se me anë të kësaj do t’iu lehtësohet më shumë puna e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat