Instituti GAP kërkon rinegocimin e CEFTA-s

Ekonomi

Instituti GAP kërkon rinegocimin e CEFTA-s

Më: 12 maj 2019 Në ora: 11:08
Pamje nga konferenca për media

(E plotësuar) - Instituti GAP në një konferencë për media ka prezantuar analizën “Taksa 100%: a po e ndihmon apo dëmton ekonominë e Kosovës?”, ku janë vlerësuar efektet e taksës në prodhimet vendore, çmimet e ushqimit dhe tregtinë me vendet e tjera.

Nga këtu u tha se gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur rritje të përshpejtuar të industrisë përpunuese në Kosovë, por që rritje të tillë ka pasur në çmimet e konsumit.

Berat Thaqi nga instituti GAP, tha se në dy muajt e fundit kanë analizuar efektet ekonomike nga taksa, ku nuk kanë vërejtur rritje të ekonomisë së vendit. Madje sipas tij, vendosja e taksës nuk ka qenë e hartuar dhe menduar mirë nga Qeveria e Kosovës.

Thaqi: Taksa nuk e ndihmuar rritjen e prodhimit vendor

“Në bazë të shifrave ne kemi parë që taksa nuk e ka ndihmuar rritjen e prodhimit vendor, qoftë sa i përket vëllimit të prodhimit apo numrit të punësuarve, nuk kemi parë që ka pasur një përshpejtim të rritjes së sektorit të industrisë të punuesve pas paraqitjes së taksës. Mirëpo në anën tjetër tek çmimet e konsumit në ushqim dhe pije joalkoolike, kemi pasur një rritje të përshpejtuar të inflacionit. Në njërën anë ne në Kosovë po paguajmë si konsumator për këtë taksë, sepse taksa ka ndikuar që të përshpejtohet rritja e çmimeve të konsumit në ushqim, mirëpo, në anën tjetër punësimi dhe vëllimi i prodhimit vendor nuk është rritur në mënyrë të përshpejtuar”, tha Thaqi.

Në këtë raport, Thaqi tha se kanë analizuar atë se sa janë gjasat që Serbia ta padis Kosovën si shkak i shkelës së marrëveshjes së CEFTAS, por që në fakt, Thaqi tha se kanë vërejtur që Kosova nuk ka bërë një shkelje të tillë.

Thaqi: Kosova nuk e ka shkelur marrëveshjen e CEFTAS

“Një gjë tjetër që ne e kemi shikuar në institutin GAP është se a ka rrezik që Kosovën ta padis Serbia si pasojë e shkeljes së marrëveshjes së  CEFTAS, apo a e ka shkelur Kosova marrëveshjen e CEFTAS me këtë taksë. Në bazë të kësaj analize, ne kemi gjetur se Kosova nuk e ka shkelur marrëveshjen e CEFTAS për arsye se Serbia e ka cenuar sigurinë kombëtare kur me rastin e themelimit të ushtrisë së Kosovës, kryeministrja serbe e ka cenuar Kosovën me luftë dhe gjithashtu me një numër të hapave destruktiv që i ka marrë Serbia në arenën ndërkombëtare kundër Kosovës”, tha ai.

Thaqi tha se Instituti GAP rekomandon si mundësi më të mirë për Kosovën rinegocimin e CEFTA-s së bashku me vendet tjera anëtare.

Pas vendosjes së taksës, Blend Hyseni nga Instituti GAP tha se importet nga Serbia shënuan rënie prej 160 milionë eurove ose prej 88 përqind dhe rreth 24 milionë euro nga Bosnja e Hercegovina.

Sipas tij, produktet nga Serbia po vazhdojnë të hyjnë në mënyrë ilegale në Kosovë.

Hyseni: Produktet nga Serbia e Bosnjë-Hercegovina po vazhdojnë të hyjnë në Kosovë përmes vendeve rajonale

“Përkundër faktit që importi nga këto dy vende është zvogëluar shohim që importi i përgjithshëm ka vazhuar të rritet. Ky fakt tregon që një hapësirë e vogël është lënë për prodhim vendor, nuk është shfrytëzuar prodhimi vendor ashtu siç është paramenduar...Ekzistojnë dyshime që produktet që kanë ardhur nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina vazhdojnë të hyjnë në tregun e Kosovës, kjo përmes shfrytëzimit të shteteve rajonale. Pra, produktet të cilat nuk kanë brende ose firma, siç janë drithërat vazhdojnë dhe importohen përmes vendeve si Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Bullgari”, tha ai.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës në nëntor të vitit të kaluar kishte marrë vendim që të rrisë në 100 përqind taksën doganore për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja.

***

Instituti GAP në një konferencë për media ka prezantuar analizën “Taksa 100%: a po e ndihmon apo dëmton ekonominë e Kosovës?”, ku u tha se nuk i ka sjellë përfitime Kosovës.

Berat Thaqi nga instituti GAP, tha se në dy muajt e fundit kanë analizuar efektet ekonomike nga taksa, ku nuk kanë vërejtur rritje të ekonomisë së vendit.

"Kjo taksë e vendosur në nëntor nuk është hartuar mirë. Nuk kemi parë ndonjë përfitim të vendit. Ne e kemi shikuar edhe atë se a rrezikohet marrëveshja e CEFTËS, dhe a ka mundësi Serbia të padis Kosovën. Kosova nuk e ka shkelur marrëveshjen e CEFTËS, sepse Serbia me themelimin e ushtrisë e ka kërcënuar Kosovën me luftë. Taksa nuk e ka ndihmuar rritjen e prodhimit vendor. Tek çmimet e prodhimeve e konsumit dhe pijeve kemi pasur rritje të shpejtuar. Me hyrjen në fuqi të taksës, shumë biznese i kanë rritur çmimet", tha ai.

Ai po ashtu tha se Kosova duhet të kërkojë negocimin e marrëveshjes së CEFTA-s.

Ndërkaq, Blend Hyseni tha se shumica e kontrabandës me produktet nga vendet për të cilat është vendosur tarifa, po bëhet përmes vendeve të rajonit.

"Importi i përgjithshëm ka vazhduar të rritet. Vazhdojnë dyshimet se prodhimet e Bosnjës dhe Serbisë po vazhdojnë të hyjnë në Kosovë përmes vendeve rajonale. Nuk ka pasur një efekt në eksporte", tha Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat