Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar së shpejti me marrëveshje për tregti të lirë - Bota Sot
Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar së shpejti me marrëveshje për tregti të lirë

Ekonomi

Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar së shpejti me marrëveshje për tregti të lirë

Më: 16 maj 2019 Në ora: 14:59
Pamje nga takimi

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala gjatë takimit që zhvilloi me Andrew Mitchell, Komisionerin e Tregtisë për Evropë të Mbretërisë së Bashkuar, theksoi se Mbretëria e Bashkuar ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në ndërtimin e Kosovës.

Sipas komunikatës për media nga MTI, Shala shprehu mirënjohje për Mbretërinë e Bashkuar që është hisedarë në lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke shtuar se marrëdhënien e shkëlqyera politike në mes të dyja vendeve të kthehen edhe në aspektin ekonomik.

Ministri Shala dhe komisioneri Mitchell u dakorduan që së shpejti të nënshkruhet edhe marrëveshja në mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar për tregti të lirë.

Shala shpjegoi edhe potencialin që ka Kosova për investime të huaja, duke nisur nga energjia e ripërtritshme, investimi në miniera, në bujqësi dhe turizëm.

Po ashtu ministri Shala dhe komisioneri Mitchell u dakorduan për inicimin e marrëveshjes për mbrojtjen dhe promovimin e investimeve të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Komisioneri Mitchell vlerësoi marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke bërë të ditur se Britania ka interes t’i rrit shkëmbimet tregtare dhe po ashtu ta rrit prezencën me investitor. Bashkë me komisionerin Mitchell në takim ishte edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O'connell. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...