FMN: Lufta tregtare komprometon rritjen ekonomike botërore

Ekonomi

FMN: Lufta tregtare komprometon rritjen ekonomike botërore

Më: 23 maj 2019 Në ora: 18:21
Ilustrim

Rritja ekonomike botërore, që pritet gjatë gjashtëmujorit të dytë të 2019, mund të komprometohet nga rikthimi i tensioneve tregtare mes SHBA-së dhe Kinës, paralajmëroi sot shefja ekonomike e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

“Ndonëse impakti mbi rritjen botërore është për momentin relativisht modest, përshkallëzimi i ri (i luftës tregtare) mund të përkeqësojë seriozisht klimën e biznesit dhe besimin tek tregjet financiare”, thekson Gita Gopinath në një deklaratë të përbashkët me asistentin e saj Eugenio Cerutti dhe ekonomistin, Adil Mohommad.

“Lufta tregtare trazon kanalet e prodhimit dhe mund të komprometojë rifillimin e rritjes ekonomike botërore të parashikuar më 2019”, thuhet në këtë deklaratë.

Artikulli paraprakKuvendi miraton pensionin suplementar për minatorët, naftëtarët dhe punonjësit e metalurgjisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat