Darsej Riza thotë se mungesa e transportit po ndikon në mos-punësimin e të rinjve

Ekonomi

Darsej Riza thotë se mungesa e transportit po ndikon në mos-punësimin e të rinjve

Më: 23 maj 2019 Në ora: 19:29
Darsej Riza

Ekonomisti Darsej Riza ka thënë se të rinjtë kosovarë ballafaqohen me sfida të mëdha e njëra ndër to qëndron edhe transporti rrugor.

Riza tha në Info Magazine, që për shkak të mungesës së linjave të transportit, punësimet po reduktohen për shkak të orareve të pasdites.

”Kemi pasur raste që për shkak të transportit orari i pasdites ka qenë problematik dhe pas orës 20:00 nuk ka pranuar të punojë më”.

”Shkak ka qenë mjeti i transportit – autobusi, të cilin e ka pasur si linjë të fundit për tu kthyer në shtëpi”.

”Ka keqkuptime pastaj në raste sepse ka dallim universiteti dhe industria. Kam dëgjuar se plot njerëz kanë kryer Master për të hyrë në punë në industri”.

”Sa më i ri që je e ta ndërtosh portfolion tënde, mos me mbet a me ndihmon ky apo ai tjetri me hy aty në punë, është shumë më mirë”.

”Nëse je programues dhe ke dy vjet që nuk ke hyrë në punë, atëherë ke probleme të mëdha serioze me vetveten”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat