Shala: Përmes akreditimit ofrojmë mjedis më të sigurt për punëtorët dhe konsumatorët

Ekonomi

Shala: Përmes akreditimit ofrojmë mjedis më të sigurt për punëtorët dhe konsumatorët

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 13:03
Drejtoria e Akreditimit në Kosovës e ka lansuar edhe logon e re dhe moton “Shtimi i vlerës në zinxhirët e furnizimit”

Në Ditën Botërore të Akreditimit u tha se në Kosovë është hartuar legjislacioni për zbatimin e Ligjit të Akreditimit, dhe se përmes akreditimit ofrohet ambient dhe produkt për i sigurt në vendin tonë.

Po ashtu drejtoria e Akreditimit në Kosovës e ka lansuar edhe logon e re dhe moton “Shtimi i vlerës në zinxhirët e furnizimit”.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala me këtë rast u shpreh se akreditimi, standardizimi dhe metrologjia kontribuojnë në zhvillimin ekonomik përmes reduktimit të kostove të tregtisë dhe të bërit biznes.

Ai tutje tha se në drejtim të krijimit të lehtësirave për biznese, për Trupat e Verifikimit të Konformitetit  që operojnë në Kosovë, është hartuar Politika e Gjurmueshmërisë së Matjeve e cila mundëson që TVK të kryejnë shërbimet e kalibrimit për fushat e caktuara, më shpejt, më lehtë dhe me kosto më të ulët.

Shala teksa theksoi se sfidë për Kosovës mbetet zhvillimi ekonomik në përgjithësi dhe veçanërisht zhvillimi i sektorëve të infrastrukturës së cilësisë, tha se kanë kompletuar infrastrukturën ligjore të akreditimit, konkretisht hartimin e katër akteve nënligjore që derivojnë nga Ligji i Akreditimit, ashtu siç e parasheh Bashkimi Evropian.

Ministri i Tregtisë theksoi se fusha e akreditimit është e përfshirë në projektin Konkurrueshmëria dhe Gatishmëria për Eksport, projekt i cili realizohet në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe që ka një vlerë prej 14.3 milionë euro, dhe përmes të cilit tentohet të themelohet edhe  Qendra Kombëtare e Cilësisë.

Shala: Po tentojmë të krijojmë edhe Qendrën Kombëtare të Cilësisë

“Ne jemi duke punuar në vendosjen e drejt të kritereve dhe standardeve teknike për produkte dhe shërbime të përcaktuara me marrëveshje tregtare dhe legjislacion të harmonizuar me Bashkimin Evropian, si dhe krijimin e mekanizmave adekuat dhe me kompetencë për zbatimin e tyre. Kjo do mundësoj ngritjen e konkurrueshmërisë në tregun vendor dhe të jashtëm, eliminim e barrierave tregtare, të sigurojmë jetën e punëtorit dhe shëndetit për konsumatorin si dhe të ofroj një mjedis më të sigurt duke u bërë pjesë e integruar e organeve ndërkombëtare....Ky projekt, ndër të tjera, ka për qëllim mbështetjen e zhvillimit dhe njohjes ndërkombëtare të Infrastrukturës së Cilësisë në përgjithësi, dhe Akreditimit në veçanti. Me këtë synojmë që të krijojmë Qendrën Kombëtare të Cilësisë“, u shpreh Shala.

Shala theksoi se me qëllim që qytetarët e Kosovës të marrin shërbime mjekësore cilësore dhe me rezultate të sigurta, kanë ndërmarr iniciativën për të bërë të obligueshëm akreditimin e laboratorëve mjekësor.

Shefi i Sesionit të bashkëpunimit të Zyrës  së Bashkimit Evropian në Kosovë, Luigi Brusa ka ofruar tutje mbështetjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës në fushën e zhvillimit ekonomik, pasi besojnë që Kosova ka potencial përmes rinisë dhe ndërmarrjeve që funksionojnë.

Brusa tutje ka thënë se në mënyrë që Kosova të përfitoj nga marrëveshja e MSA-së duhet të vendos politikat ekonomike, garancione për ligjet dhe standardet që janë të domosdoshme për tërheqjen e investimeve.

Ai tutje ka thënë se që nga nënshkrimi i marrëveshjes së MSA-së në mes Kosovës dhe BE-së, vendi ynë mund të eksportoj produkte pa pagesë në tregun ndërkombëtar, por që sipas tij duhet të punohet tutje në rritje të cilësisë.

Brusa: Akreditimi luan rol kyç tek bizneset që duan të eksportojnë në tregjet e BE-së

“Akreditimi është një instrument për vlerësimin për interes publik dhe kompetenca teknike dhe integritetin e organizatave që ofrojnë këso lloj të shërbimeve të akriditetit. Akreditimi për këtë arsye luan rol kyç për bizneset sidomos për ato që synojnë që të eksportojnë në tregjet e BE-së. Dita e akreditimit të botës është mundësi për të ngritur vetëdijesimin dhe për të promovuar mundësinë e akreditimit dhe përdorimin e standardeve në vlerësim të konformitetit në Kosovë sidomos tek bizneset, gjithnjë e më shumë biznese vullnetarisht po zgjedhin që të akreditohen”, tha Brusa.

Drejtoresha e Drejtorisë së Akreditimit të Kosovës,  Gentiana Islamaj tha se ata kanë arritur që të hartojnë legjislacionin e nevojshëm për zbatimin e Ligjit të Akreditimit.

Ajo tha se kanë arritur që të themelojnë Këshillin Profesional dhe të Akredimit me qëllim që të sigurohet paanshmëri, profesionalizëm, transparencë dhe barazi gjinore.

Islamaj tutje ka theksuar se si drejtori kanë arritur që ta numrin e Trupave të Vlerësuesve të Konformitetit të rrisin për 30 përqind.

Teksa ka folur për institucionet mjekësore që po i nënshtrohen procesit të akreditimit ajo tha se tani më janë të licencuara mbi 300 laboratorë shëndetësore dhe mbi 1332 institucione private shëndetësore.

Islamaj: Akreditimi kontribuon në ambient më të sigurt

“Do thotë akreditimi kontribuon në ambient  të sigurt dhe të shëndetshëm të punës, në produkte të sigurta dhe gjithashtu në shërbime cilësore për konsumatorët. Akreditimi pa dyshim që ka një rol të rëndësishëm edhe në zinxhirët e furnizimit kjo për faktin sepse 80 për qind e produkteve dhe shërbimeve të cilat vendosen në treg përmbajnë elemente të testimit, kalibrimit, certifikimit apo inspektimit. Për më shumë akreditimi bazohet në standarde të njohura ndërkombëtarisht që do thotë që trupat për vlerësim të konformitetit apo bizneset mund të operojnë edhe jashtë vendit me kosto më të ulëta, më lehtë dhe me efiçiencë më të lartë“ u shpreh ajo.

Islamaj tha se synim i Drejtorisë së Akreditimit të Kosovës mbetet anëtarësimi me kompetenca të plota në Organizatën Evropiane të Akreditimit, krijimin e skemave të reja të akreditimit dhe ngritjen e nivelit të stafit etj.

Në Ditën Botërore të Akreditimit, Drejtoria e Akreditimit të Kosovës ka ndarë certifikata për Trupat e Vlerësimit të Konformitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat