Komuna e Klinës përfituese e grantit të përformancës nga MAPL - Bota Sot
Komuna e Klinës përfituese e grantit të përformancës nga MAPL

Ekonomi

Komuna e Klinës përfituese e grantit të përformancës nga MAPL

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 21:07
Pamje nga takimi

Komuna e Klinës është radhitur ndër komunat më të suksesshme në ofrimin e shërbimeve publike sipas raportit të përformacës nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për vitin 2018 dhe ka përfituar grant nga MAPL në vlerë prej 45 000 euro.

Për këtë qëllim, kryetari i Komunës së Klinës, prof. dr. Zenun Elezaj, me ministren e Administrimit të Pushtetit Lokal, Adriana Hodzic, ka nënshkruar një marrëveshje financimi për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit në fshatra të Klinës.

Kryetari Elezaj ka falënderuar ministren Hodzic për përkrahjen e vazhdueshme që po i jep Komunës së Klinës në financimin e projekteve shumë të rëndësishme, që ndikojnë në përmirësimin e jetesës së qytetarëve.

Kjo është marrëveshja e dytë që nënshkruhet në mes të Komunës së Klinës dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal brenda disa ditëve, pas marrëveshjes për financimin e projektit të rregullimit të shtratit të lumit “Istog” në vlerë 246 000 euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...