Haradinaj: Kosova ka shënuar rritje më të lartë ekonomike në rajon!

Ekonomi

Haradinaj: Kosova ka shënuar rritje më të lartë ekonomike në rajon!

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 09:14
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot në mëngjes ka pasur takim pune me Ministrin e Financave, Bedri Hamza dhe ekipin e Zyrës së Kryeministrit rreth të dhënave për gjendjen në politikën tatimore.

Sipas Haradinajt, ky është vit i ekonomisë dhe se Kosova ka shënuar rritjen më të lartë ekonomike në rajon

“Mëngjes pune me Ministrin e Financave, Bedri Hamza dhe ekipin e Zyrës së Kryeministrit, rreth të dhënave të fundit për gjendjen ne politikën tatimore të vendit. Ky është viti i ekonomisë dhe në frymën e kësaj, jemi duke punuar që të shohim një pasqyrë të saktë se ku qëndron Kosova në fushën e politikës fiskale, çka kemi ndërmarrë si Qeveri për të përmbushur infrastrukturën ligjore, lehtësirat fiskale që kemi ndërmarrë, duke i liruar nga tatimi shumë linja prodhuese si dhe çka mund të bëjmë më shumë, në të mirë të rritjes ekonomike, gjenerimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e mirëqenies tonë”, ka thënë Haradinaj.

Në terren po vërehet rritje të prodhimit dhe eksportit sipas Haradinajt.

“Kosova ka shënuar rritjen më të lartë ekonomike në rajon. Në vizitat në terren çdo ditë po vërejmë rritje të prodhimit dhe eksportit dhe është në interes primar të vendit që t’i evidentojmë dhe shfrytëzojmë të gjitha resurset tona, për t’i avancuar këto parametra ekonomik”, ka theksuar Haradinaj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat