Pa legjislacion sipas direktivave të BE-së, Kosova s’mund të hyjë në tregun evropian

Ekonomi

Pa legjislacion sipas direktivave të BE-së, Kosova s’mund të hyjë në tregun evropian

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 11:53
Pamje gjatë diskutimit “Kontributi i Kodit Civil në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe ndërmarrësinë e grave në Kosovë”

(E plotësuar) - Bizneset e Kosovës nuk mund të lidhin marrëveshje kontraktuale në tregun evropian, pa një legjislacion të përafruar me direktivat e Bashkimit Evropian.

Kështu tha eksperti i projektit të Kodit Civil, Hashi Gaxhi, gjatë diskutimit “Kontributi i Kodit Civil në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe ndërmarrësinë e grave në Kosovë”.

Ai bëri të ditur se tash është faza e dytë e projektit të Kodit Civil, e që pritet të miratohet brenda një apo dy muajsh nga Qeveria e Kosovës. Teksa shtoi se Kodi Civil ka krijuar një bazë të fuqishme për legjislacionin të sigurt, transparent dhe të qasshëm për të gjithë, duke pamundësuar interpretimet e ndryshme të gjykatave për një çështje të njëjtë.

Vëmendje të posaçme, Gashi i kushtoi kontratave, për çka tha se përmes Kodit Civil, është arritur të bëhet sqarimi i tyre. Ai bëri të ditur se derisa të rregullohet Kodi Komercial, Kodi Civil do të mbulojë aspektet ligjore ekonomike.

Gashi: Pa legjislacion të përafruar me direktivat e BE, s’mund të hyjmë në tregun evropian

“Pa një legjislacion, që është i përafruar me direktivat e BE-së, nuk mund të hysh as në tregun evropian të të bërit biznes, sepse biznesmenët nuk duan të kenë marrëdhënie kontraktuale me bizneset e Kosovës. Kështu që, kjo është ajo rëndësia që është edhe kodi i të bërit biznes”, tha Gashi.

Ai theksoi se Kodi Civil pamundëson interpretimet e ndryshme të gjykatave për një çështje të njëjtë.

Gashi: Kodi Civil pamundëson interpretimet të ndryshme të gjykatave për çështje të njëjtë

“Në Kosovë jo që s’ka pasur ligje, sepse ligjet janë në fuqi, por ka pasur ligje që në vete janë kontradiktore dhe konfliktuoze dhe si të tilla kanë sjellë edhe mendime të ndryshme për bizneset, për çështje familjare, për çështje trashëgimore, për çështje pronësore që janë të komplikuara në Kosovë. Prandaj, është bërë përpjekje që të harmonizohen fillimisht ligjet aktuale, të spastrohen dispozitat e paqarta, që është qëllimi i kodifikimit, në mënyrë që gjatë zbatimit të ligjit, gjykatat,  avokatët dhe bizneset ta kenë më lehtë se si do të rregullohet ai biznes dhe të mos ketë interpretime të ndryshme”, u shpreh ai.

Për të bërë biznes, Gashi tha se duhet bazuar në Kodin Civil, në librin e dytë, që është pjesa e kontratave. 

Noterja Merita Kostanica tha se me Kodin Civil, për bizneset është krijuar një lehtësi shumë e madhe.

Kostanica: Më e rëndësishmja është që akti noterial ka titull ekzekutiv

“Më e rëndësishmja, ndër të tjera, është se akti noterial, ka titull ekzekutiv dhe mund të përmbarohet direkt. Çka do të thotë kjo? Që në një marrëdhënie kontraktuese, ai i cili është kreditorë dhe nuk mund ta nxjerrë borxhin nga debitori, mundet që aktin noterial ta dorëzoj tek përmbaruesi, dhe përmbaruesi do ta përmbarojë atë”, tha ajo.

Anëtarja e Odës Ekonomike të Femrave, Linda Shala, theksoi se çdo avancim i ligjit dhe informatë duhet të arrijë tek ata për të cilët është e nevojshme kjo.

Shala: E rëndësishme është që të jetë ligji, sepse kur nevojitet do të jetë aty

“Mediat, organizatat joqeveritare, organizatat e specifikuara si dhomat ekonomike mund të bëjnë shumë aty. Por, esencë e rëndësishme është që të ekzistojë instrumenti, në këtë rast, ligji, udhëzimet, aktet nënligjore, të cilat, në momentin kur ty të duhen, me qenë të qarta, sepse është në natyrën e njeriut që kur të duhet diçka do ta kërkojë”, u shpreh ajo.

Ndryshe, diskutimi i sotëm u mbajt në kuadër te fushatës “Të flasim për ekonominë” të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

***

Kodi Civil do të lehtësojë vendimmarrjen e gjykatave. Ai ka krijuar një bazë të fuqishme për legjislacionin të sigurt, transparent dhe të qasshëm për të gjithë.

Kështu u tha në diskutimin "Kontributi i Kodit Civil në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe ndërmarrësinë e grave në Kosovë", në kuadër te fushatës "Të flasim për ekonominë" të Zyrës së Bashkimit Evropian ne Kosovë.

Eksperti i projektit Kodit Civil, Haxhi Gashi tha se tash është faza e dytë e projektit të Kodit Civil, e që pritet të miratohet pas një muaji nga Qeveria.

 Vëmendje te posaçme, Gashi i kushtoi kontratave, për çka tha se përmes Kodit Civil, është arritur të bëhet sqarimi i tyre.

 Ai bëri të ditur se derisa të rregullohet Kodi Komercial, Kodi Civil do të mbulojë aspektet ligjore ekonomike.

"Në Kosovë jo që nuk ka pasur ligje, por ka pasur ligje që në vete janë kontrakditore dhe prandaj është bërë përpjekje që të harmonizohen ligjet përkatëse, në mënyrë që gjykatat dhe bizneset ta kenë më lehtë. Me kodifilim, konsideroj se grupet punuese kanë bëre sqarimin e gjuhës juridike. Ka pasur disa probleme të sqarimit të disa kontratave dhe atje ka shume dispozita, për të cilat sqaron noterja", tha ai.

 Noterja Merita Kostanica tha se është shumë me rëndësi që trashëgimitë të bëhen me kohë, pasi që ligji për trashëgiminë e thotë se një pronë e një personi të vdekur nuk mund të futet në biznes.

"Duke pasur parasysh se ndonjëherë është fshehur ndonjë anëtar të familjes, me ligjin e ri është paraparë publikimi i fillimit të procedurës trashëgimore nga noteri, gjë që ka dhënë rezultatet e veta pasi që pas dy publikimeve te tilla, kanë thirrur persona nga jashtë dhe kanë treguar se janë anëtar të familjes. E nëse dikush dëshiron të heq dorë nga trashëgimia, noteri e ka për obligim që të flas veçmas me të, nëse ka presion ose nuk ka kushte të mira ekonomike, atëherë noteri duhet të ", u shpreh ajo.

Anëtare e Odës Ekonomike të Femrave, Linda Shala u shpreh se secili avancim i ligjit duhet të arrijë tek ata për të cilët është e nevojshme kjo.

"Mediat, dhomat ekonomike mund të bëjnë këtë. Por, është e rëndësishme që të ketë mekanizma për këtë. Pasi është me rëndësi me qenë, pasi kur te duhet gjendet", tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat