OAK e shqetësuar për rënien e punësimit në Kosovë

Ekonomi

OAK e shqetësuar për rënien e punësimit në Kosovë

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 15:18
OAK

OAK është e shumë e shqetësuar me gjendjen e rënd të punësimit në vend. Rritja e papunësisë në Kosovë po merr hov çdo vit e më shumë, ndërkohë që nuk ka asnjë shenjë për rritje të punësimit, ku në çdo vit në moshë pune dalin rreth 30.000 persona.

OAK nëpërmjet një komunikate thotë se këtë vit, edhe përkundër deklaratave të zyrtarëve qeveritarë se ka ulje të papunësisë, të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë rënie të vazhdueshme.

“Sipas Entit të Statistikave të Kosovës gjatë vitit 2018 kemi një rënie prej 10.000 vendeve të punës në krahasim me 2017-ën, ndërkohë që vetëm në tre mujorin e parë të këtij viti kemi përsëri rënie prej mbi 6000 vendeve të punës. Në periudhën e njëjtë, Maqedonia ka një rritje prej 50.000 vendeve të reja të punës”, thuhet në komunikatë.

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës që prioritet kryesorë të ketë përmirësimin e klimës së të bërit biznes dhe krijimin e ofertave reale për investitorë vendor dhe të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat