Nënshkruhet kredia prej 18 milionë eurosh për parkun energjetik të Kitkës - Bota Sot
Nënshkruhet kredia prej 18 milionë eurosh për parkun energjetik të Kitkës

Ekonomi

Nënshkruhet kredia prej 18 milionë eurosh për parkun energjetik të Kitkës

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 08:36
Banka Evropiane

Sot mbahet ceremonia e nënshkrimit të kredisë prej 18 milionë eurosh që Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) i ka dhënë parkut energjetik me erë të Kitkës.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga Harry Boyd-Carpenter për BERZH-in dhe Tarik Aygun për pronarët e parkut të Kitkës, grupacioni turk Guris.

Kosova, e cila mbështetet në thëngjill për nevojat e veta energjetike, do të përfitojë nga energjia më e pastër dhe më e qëndrueshme nga parku i parë energjetik me erë në vend. Mbështetja e BERZH-it për parkun me erë të Kitkës vijon pas angazhimit të suksesshëm me qeverinë e Kosovës për ta mbështetur më shumë energjinë e ripërtëritshme përmes sektorit bankar.

Si rezultat i këtyre reformave, tashmë është aprovuar struktura për mbështetje te burimeve me energji të ripërtëritshme, e cila pritet të tërheqë interes të konsiderueshëm nga investitorët.

“Ky investim paraqet një moment historik drejt dekarbonizimit në një vend ku mungesa e qasjes së qëndrueshme në energji elektrike mbetet një nga barrierat më të mëdha ndaj zhvillimit. Shtimi i energjisë së ripërtëritshme do të ndihmojë në adresimin e sfidës së dyfishtë të ndërprerjeve të energjisë elektrike dhe ndotjes së shkaktuar nga thëngjilli i linjitit që shfrytëzohet prej dy termocentraleve kryesore të Kosovës për energji elektrike”, thuhet në njoftim.

Ceremonia mbahet sot prej orës 15:00 në hotel “Sirius” në Prishtinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...