Punëtorët e KEK-ut kërkojnë rishkim të Ligjit për Paga - Bota Sot
Punëtorët e KEK-ut kërkojnë rishkim të Ligjit për Paga

Ekonomi

Punëtorët e KEK-ut kërkojnë rishkim të Ligjit për Paga

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 12:37
Foto

Kosova A, rishikimi të ligjit për paga dhe rritje të shujtës së ushqimit.

Kryetari i Sindikatës, Nexhat Llumnica u bëri thirrje gjitha institucioneve që t’i kenë parasysh dhe mos t’i shtynë që të dalin rrugëve.

 “Ne iu bëjmë thirre që mos të na nxisin të dalim në protesta, por ato të zbatohen”, tha ai.

Ndërkaq, përfaqësuesi tjetër Selatin Sadiku tha se me vendimet e fundit të institucioneve po tentohet të minimizohet roli i punëtorëve të KEK-ut  duke i barazuar ata me shërbyes të civil.

 “Me vendimet e fundit po tentojnë të na barazojnë me administratë dhe shërbyes civil. Për mirëqenien tonë të KEK-ut ne duhet të japim sa më shumë, por dhe menaxhmenti duhet që të angazhohet në realizmin e kushteve të punëtorëve”, tha ai.

 Realizim të kërkesave kërkoi dhe kryetar i sindikatës Kosova B, Muharrem Gashi tha se kërkesat duhet të realizohen dhe se nuk do të ndalen deri sa të plotësohen ato.

Mbështetje këtyre protestuesve iu dha dhe kryetari i Sindikatës së Telekomit, Lamih Balaj dhe ai i KOST-it, Adem Gashi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...