Kosova së shpejti me projektin e parë nga burimet e ripërtritshme

Ekonomi

Kosova së shpejti me projektin e parë nga burimet e ripërtritshme

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 06:27
Foto

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga shoqëria civile me titullin “Kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme dhe kost-efektiviteti i tyre”.

Lluka ka treguar për arritjet, zhvillimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet sektori i energjisë së ripërtritshme.

Në njoftimin për media thuhet se ai ka thënë se gjatë këtyre viteve të fundit në Kosovë janë futur në operim edhe kapacitete të reja gjeneruese dhe Kosova ka arritur cakun e vendosur nga Bashkimi Europian që 25% e konsumit të energjisë të jetë nga energjia e ripërtritshme.
“Në vitet e fundit mbi 70 MË kapacitete gjeneruese janë futur në operim dhe mbi 180 MË tjera presim të futen në periudhën afatshkurtër si dhe në bazë të Eurostat, Kosova ka arritur në nivelin e pjesëmarrjes së BRE prej 24.6% në konsumin e përgjithshëm të energjisë, të dhëna këto të validuara edhe nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë”, u shpreh Lluka.
Sipas njoftimit arritja e këtij caku vlerësohet të jetë shumë e paqëndrueshme konsideruar pjesëmarrjen e lartë të biomasës.
Ai gjithashtu ka thënë se rekomandimi i këshillit të ministrave vendeve anëtare të komunitetit të energjisë, Raporti i progresit të komisionit Evropian për vitin 2018, programi për Reforma Ekonomike (ERA), kanë një konkluzion dhe rekomandim te qartë burimeve të ripërtritshme.“Kosova duhet menjëherë të kaloj në procedurë konkurruese të përzgjedhjes dhe përcaktimit te çmimit për këto burime dhe krejt kjo në funksion që të rrit transparencën dhe konkurrueshmerinë në procesim, të arrihet reduktimi i kostos, të arrihet përmirësimi teknologjik, të rritet norma e realizimit, etj,”, ka thënë ai.

Në njoftim thuhet se Minstri Lluka ka kumtuar një lajm të mirë ku ka thënë se pas një pune intensive me zyrën e rregullatorit, KOSTT si dhe asistencën teknike te Repoëer- USAID, janë adresuar komentet e kryesore te institucioneve financiare ndërkombëtare në marrëveshjen për shitblerjen e energjisë.

“Së fundmi rregullatori i ka aprovuar ato dhe si rezultat EBRD do të financojë projektin e parë ne Kosovë nga burimet ripërtritshme mbi formulën e “Poject Finance”. Ai gjithashtu ka shfrytëzëuar rastin që ti falënderoj te gjitha palët e përfshira në këtë proces si dhe ka konsideruar këtë si hap krucial në eliminimin e barrierave të financimit të këtyre projekteve”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat