Shala: MTI nuk ka vërejtur ngritje të çmimeve, taksa ndikoi në ekonominë e vendit - Bota Sot
Shala: MTI nuk ka vërejtur ngritje të çmimeve, taksa ndikoi në ekonominë e vendit

Ekonomi

Shala: MTI nuk ka vërejtur ngritje të çmimeve, taksa ndikoi në ekonominë e vendit

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 15:30
Pamje nga debati "Talk the Talk"

Në debatin "Talk the Talk" me temën "Efekti i Taksës 100 për qind në ekonominë e vendit", ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, se janë dy arsye të vendosjes së taksës, që kanë ndikuar po ashtu në ekonominë e vendit dhe në hapjen e vendeve të reja të punës.

Ministri Shala bëri të ditur se masa ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës nuk do të hiqet pa e ndryshuar qasjen këto dy shtete karshi Republikës së Kosovës.

Mirëpo, të dhënat e Institutit GAP të paraqitura në këtë panel për rritje të çmimeve për shkak të taksës së vendor shtatë muaj më parë ndaj Serbisë, ministri Shala i ka kundërshtuar duke theksuar se nuk ka pasur ngritje të çmimeve, përveç atyre që janë ndikuar në bursën ndërkombëtare.

Shala: MTI nuk ka vërejtur ngritje të çmimeve sidomos për produktet ushqimore

“Ne si ministri e Tregtisë dhe Industrisë nuk kemi vërejtur ngritje të çmimeve sidomos për produktet ushqimore. Qëndrimi qeverisë së Kosovës, është që kjo masë e ka ndihmuar dhe po e ndihmon rritjen e prodhimeve vendore, njëkohësisht kjo masa ka ndikuar që tregu i cili ka qenë në Kosovë nga këto dy vende, të zëvendësohet së pari nga tregu i Shqipërisë, Maqedonia dhe vendet tjera. I vetmi problem i vogël te prodhuesit vendor ka qenë, që është dashur ta ndërrojnë furnizimin për lëndën e parë. Pra, është e vërtet që është duke iu kushtuar me një kosto më të lartë”, theksoi Shala.  

Ministri po ashtu paralajmëroi masa edhe ndaj shteteve tjera që janë duke iu vendosur barriera produkteve të Kosovës, në rast se nuk e respektojnë marrëveshjen e CEFTA-së.

Në panelin e organizuar nga Kolegji Riinvest me temën: “Efekti i taksës 100 përqind në ekonominë e Kosovës”, Berat Thaçi nga Instituti GAP, theksoi se në bazë të indikatorëve dhe në bazë të qarkullimit të treguar nga bizneset në ATK-në, taksa nuk e ka ndihmuar ekonominë në përshpejtim të rritjes së prodhimit.

Thaçi: Taksa nuk e ka ndihmuar ekonominë, përveç në rritjen e çmimeve

“Në bazë të deklarimit të qarkullimit në ATK dhe në bazë të numri të të punësuarve, ne mendojmë që taksa nuk e ka ndihmuar ekonominë e vendit në përshpejtim të rritjes së prodhimit. Pa, ne nuk po themi që nuk ka vazhduar ekonomia e vendit me u rritë, mirëpo ne po themi që taksa nuk ka ndikuar që të përshpejtohet rritja... janë disa indikator duke përshirë edhe deficitin tregtarë, ku kemi thellim të deficitit tregtar. Në anën tjetër ne mendojmë që taksa ka ndikuar që të rriten çmimet në konsum të ushqimit”, theksoi Thaçi.

Deputeti nga radhët e PSD-së Dukagjin Gorani tha se në aspektin ndërkombëtar taksa shihet si pengesë për dialogun Kosovë-Serbi, dhe vlerësojë se ka bllokuar procesin politik për vendime të mëdha, siç është edhe liberalizimi i vizave. 

Gorani: Taksa e ka bllokuar procesin politik, edhe për liberalizimin e vizave

 “Unanimisht në bashkësinë ndërkombëtare, taksa shihet si pengesë në një proces të rëndësishëm politik. Nuk ka aleat ndërkombëtar të Kosovës që nuk e ka tërhequr vërejtjen për taksën. Qysh e shohim ne brenda? Pjesëtarët e qeverisë e thanë fjalën e  vet. Përbrenda ajo shihet si arritje e madhe politike dhe si kapital i rëndësishëm partiak dhe elektoral. Veçanërisht kjo e dyta në aspektin  përplasjeve të partive partiake. Pavarësisht kësaj, sipas hulumtimit të Institutit GAP, e kontestojnë efektin e projektuar në ekonomi. Ka zëra dhe bindje politike që taksa e ka bllokuar procesin politik, meqenëse me përmbylljen  procesit politik hapen dyert për disa prej vendimeve të rëndësishme, çfarë është edhe liberalizimi i vizave”, tha Gorani.

Ndërsa, deputetja nga radhët e AAK, Donika Kadaj ka mbrojtur vendimin ndaj mallrave të Serbisë, ngaqë sipas saj ka pasur impakt pozitiv në aspektin ekonomik dhe politik.

Kadaj Bujupi: Politikën dhe ekonominë nuk mund t’i shohim si të ndara

“Politikën dhe ekonominë nuk mund t’i shohim si të ndara, dihet se për shumë vite ka pasur probleme për me pasur investime të huaja, në rende të parë ka qenë rreziku në një shtet i cili vazhdimisht sulmohet nga një shtet fqinjë i cili nuk e njeh dhe vazhdimisht aplikon politika destruktive duke ndërhyrë dhe kërkuar edhe territor edhe asete të këtij vendi”, potencoi Kadaj-Bujupi.

Visar Vokrri nga Kolegji Riinvest vlerësoi se taksa ndaj Serbisë, nuk ka pasur efekt në ekonomi, edhe pse sipas tij, gjatë periudhës shtatë mujore rreth 1200 produkte të rregullta të cilat ishin importuar më parë nga Serbia, tani më nuk po importohen, po ashtu edhe 250 produkte të tjera nga Bosnja dhe Hercegovina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...