Në prag të fillimit të korrjeve

Ekonomi

Në prag të fillimit të korrjeve

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 15:20
Në prag të fillimit të korrjeve

Si asnjëherë më parë, fushata e korrjeve të grurit të Kosovës është duke u pritur me padurim që të filloj.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për aplikimin e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe, ka ndikuar që kjo degë e bujqësisë edhe ashtu strategjike të ketë një rëndësi të veçantë.

Mobilizimi për korrjen e grurit dhe grumbullimin e tij nuk ka qenë kaq intensiv dhe mirë i organizuar. Bujqit dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë janë të sigurt në konvertimin e investimit dhe mundit të tyre në mjete financiare si dhe në produkte të gatshme.

Kompanitë e mirënjohura të Kosovës që janë bartëse të këtij procesi për shkak të vëllimit dhe kapacitetit të madh prodhues tanimë i kanë përfunduar përgatitjet dhe në disa vise të vendit tonë ku vegjetacioni është më i hershëm edhe ka filluar korrja dhe grumbullimi i grurit.

Telegrafi ka kontaktuar përgjegjësit e kompanisë M&Sillosi si mulli më i madh në rajon, nga të cilët kemi marr konfirmimin se në regjionin e Suharekës dhe Rahovecit korrjet kanë filluar. Po ashtu sipas të njëjtëve zyrtarë të kësaj kompanie sa i përket kualitetit të grurit konfirmohet se deri më tani rezultatet laboratorike të testimit të grurit të ri janë të një niveli të kënaqshëm dhe se gruri i plotëson të gjitha kushtet për bluarje.

Sipas zyrtarëve përgjegjës të kësaj kompanie, M&Sillosi ka zhvilluar një infrastrukturë logjistike të grumbullimit duke ju dalë në thirrje të gjithë bujqve që kanë kultivuar këtë kulturë. Bujqit në tërë Kosovën shprehin kënaqëshmëri me këtë organizim e po ashtu edhe në azhuritetin e kompensimit me mjete financiare apo me miell për produktet e tyre. Në çdo anë të Kosovës vërehet një shtim i sigurisë së fermerëve, për çka kontribuuese janë pikat e grumbullimit të grurit të shpërndara anekënd Kosovës.

Zyrtarët e M&Sillosi vazhdojnë të apelojnë tek fermerët që ata vetëm të paraqiten në numrat e publikuara 045 697 891 ose 029 633 733 dhe për çështje të tjera do kujdeset kompania.

Vlen të theksohet se M&Sillosi si kompani është dëshmuar në korrektësinë ndaj të gjithë bujqve andaj kjo korrektësi edhe shpërblehet me besimin e plotë që bujqit shprehin ndaj kësaj kompanie.

Zyrtarët kompetent të M&Sillosi shpjegojnë se procesi i pranimit të grurit nuk është një proces i thjeshtë por kërkon përpikëri si në përcaktimin e grupit të kualitetit e po ashtu edhe në procesin e menjëhershëm të pastrimit dhe të trajtimit të grurit.

Për informimin e të gjithë bujqve, këtë vit M&Sillosi ka hapur edhe disa pika të reja në mënyrë që të jetë sa më afër bujqve.

Prandaj bujqit nga të gjitha anët e Kosovës mund të kontaktojnë zyrtarët e kompanisë përmes numrave të mësipërm për tu informuar për të gjithë ofertën e M&Sillosi, për shitjen e Grurit të tyre, e po ashtu edhe këmbimin e grurit me produkte të gatshme, miell dhe krunde.

Menaxhmenti i M&Sillosi falënderon të gjithë bujqit për punën e tyre të mirë që e kanë bërë gjatë tërë vitit si dhe shpreson dhe beson se puna e mirë e tyre do të vazhdoj edhe vjeshtën e ardhshme kur edhe vije koha për mbjellje të reja të sipërfaqeve të grurit.

Po ashtu nga ana e menaxhmentit të kompanisë M&Sillosi apelohet tek qytetarët e Kosovës që të ken kujdes të shtuar në përzgjedhjen e kompanisë me të cilën vendosin të bashkëpunojnë për sa i përket shitjes apo përpunimit të grurit të tyre dhe të mos bin pre e ofertave imagjinare që vetëm kanë për qëllim joshjen e tyre por që në fund nuk do respektohen.

Duke rritur sipërfaqet e mbjella me grurë dhe duke u bazuar në punën e mirë qe e bëjnë bujqit e Kosovës, menaxhmenti i kompanisë M&Sillosi beson se një ditë të gjithë së bashku do arrijmë të sigurojmë bukën e Kosovës dhe ti plotësojmë 100 për qind nevojat e Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat