Profesori i ekonomisë: Katër vitet e ardhshme do të jenë me tension mes Kosovës dhe Serbisë

Ekonomi

Profesori i ekonomisë: Katër vitet e ardhshme do të jenë me tension mes Kosovës dhe Serbisë

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 23:40
Armend Muja

Profesori i Ekonomisë, Armend Muja, ka thënë se problemi kryesor pas zgjedhjeve në BE është se disa shtete mike të Kosovës si Italian kanë mbetur jashtë ndikimit.

Kurse sa i përket nominimit të spanjollit Josep Borrell për të ardhë në krye të diplomacisë evropiane, sipas tij nuk është lajm i mirë pasi që ai ka një dekadë që angazhohet kundër Kosovës.

“Ai ka kundërshtuar edhe kërkesat e katalonasve për pavarësi. Neve duhet të na frikësoj se ky tha se zgjidhja në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet jetë sipas së drejtës ndërkombëtare, që do të thotë se është ashtu si palët merren vesh”.

“Serbia e ka të zgjidhur çështjen e vizave, subjektivitetit ndërkombëtar  dhe të zgjerimit dhe subjekti që është mbrapa këtu është Kosova. Me Mogherinin kemi hyrë në konflikt në tri vitet e fundit sepse kemi menduar se po e ndan Kosovën. Edhe më keq është të hymë në konflikt me Borrellin”, ka thënë Muja.

Ai ka theksuar në çështja e zgjerimit të BE-së nuk është prioritet i shteteve të bllokut.

“Parashoh në 3-4 vjetët e ardhshme se zgjerimi nuk është prioritet dhe kur s’ka zgjerim pa perspektivën e integrimit as Kosova dhe as Serbia nuk kanë vullnet të përafrimit të qëndrimeve. 4 vjetët e ardhshme do të jenë me tension mes Kosovës dhe Serbisë kur BE i ka mbyll dyert”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat