Pritjet nga sponsorizimet për kulturë, rini dhe sport janë rreth 30 milionë euro në vit

Ekonomi

Pritjet nga sponsorizimet për kulturë, rini dhe sport janë rreth 30 milionë euro në vit

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 11:00
Në debatin me temë “Çfarë përfitime sjellë zbatimi i Ligjit për Sponsorizim në fushën e Sportit, Kulturës dhe Rinisë”

Në debatin me temë “Çfarë përfitime sjellë zbatimi i Ligjit për Sponsorizim në fushën e Sportit, Kulturës dhe Rinisë”, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Sport, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se pritjet janë që 30 milionë euro gjatë një viti do të jenë sponzorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sporti.

Mbështetja e deritashme sipas tij, për këtë sektor aktualisht është rreth 4 milionë euro, sipas të cilit është një dallim mjaft i madh.

Ministri Gashi tha se ky ligj do të jetë i rëndësishëm për zhvillimin e sportit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, theksoi se kompanitë e kosovare e kanë mundësinë ideale që të përkrahin një kauzë që është kontribut i drejtpërdrejt për zhvillim të vendit dhe fuqizimin e sportit.

Në këtë debat u tha se sponsosorizmet do të kenë ndikim te sportistët, klubet dhe në ngritjen e cilësisë në sport

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat