Lansohet Pogrami për Reforma në Ekonomi 2020-2022

Ekonomi

Lansohet Pogrami për Reforma në Ekonomi 2020-2022

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 06:06
Arkiv

Ministri e Financave dhe Zyra e Bashkimit Evropian kanë njoftur se sot do të mbahet takimi lansues për hartimin e Pogramit për Reforma në Ekonomi 2020-2022.

Ky takim synon të theksojë rëndësinë e Pogramit për Reforma në Ekonomi, zbatimin e masave të reformave strukturore, paraqitjen e udhëzimeve të reja për Pogramin për Reforma në Ekonomi 2020-2022, duke përfshirë prioritetet e reformës strukturore, që synojnë rritjen e konkurrencës dhe përmirësimin e kushteve për rritje gjithëpërfshirëse dhe krijimin e vendeve të punës. 

Takimi gjithashtu synon të diskutojë sfidat e vlerësimit dhe rekomandimeve të Komisionit Evropian nga Konkluzionet e Përbashkëta të datës 17 maj 2019.

Në këtë takim do të marrin pjesë ministri i Financave Bedri Hamza njëherit edhe koordinator nacional për Programin për Reforma në Ekonomi, udhëheqësja e Zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, ministrat përkatës, përfaqësues të ministrive të përfshirë në këtë proces, përfaqësues të Komisionit Evropian, ambasadave të vendeve anëtare të BE-së si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe sektorit privat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat