MBPZHR dhe UNDP bashkëpunojnë për përkrahjen e grave fermere

Ekonomi

MBPZHR dhe UNDP bashkëpunojnë për përkrahjen e grave fermere

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 15:04
Pamje nga takimi

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq, ka takuar sot përfaqësuesen kryesore të UNDP-së, në Kosovë, Maria Suokko, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy institucioneve, si dhe për projektet e shumta, të cilat pritet të realizohen në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Ministrja Zhiviq ka folur rreth investimeve gjatë këtij viti në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, si dhe për projektet tjera për fuqizimin e sektorit të bujqësisë në vend.

Ndër të tjera, ministrja Zhiviq theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejmë me qëllim të mbështetjes së grave fermere, veçanërisht të atyre në zonat rurale.

“Ofrimi i mbështetjes për gratë në zonat rurale është një hap i rëndësishëm drejt pavarësisë së tyre dhe për të rritur cilësinë e jetës së tyre dhe konsideroj se ndihma është e nevojshme për të certifikuar prodhimet e tyre, duke ua lehtësuar kështu marketingun për produktet e tyre bujqësore”, tha Zhiviq.

Ndërsa, Suokko ka theksuar rëndësinë për mbështetjen e grave fermere, duke shtuar se krahas kësaj do të vazhdojnë ta mbështesin sektorin e bujqësisë në ngritjen e kapaciteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat