Bitcoin bie papritur, humb 10mld dollarë për një orë

Ekonomi

Bitcoin bie papritur, humb 10mld dollarë për një orë

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Bitcoin ka pësuar një shok, pasi humbi mijëra dollarë duke e rrëzuar çmimin e kriptovalutës nën 10,000 dollarë.

Kjo humbje do të thotë se bitcoin ka humbur më shumë se çerekun e vlerës së tij gjatë 7 ditëve të fundit, duke shënuar kështu fundin e rritjes së vazhdueshme që nisi në fillim të këtij viti.

Rënia e fundit e Bitcoin vjen pasi David Marcus, ekzekutiv në Facebook, u shfaq para një audience për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth planeve të gjigantit teknologjik për të lansuar kriptovalutën e vet të quajtur Libra.

Bitcoin humbi 1,000 dollarë vetëm brenda një ore menjëherë pas fjalëve të Marcus, duke zhdukur më shumë se 10 miliardë dollarë nga vlera e përgjithshme e kriptovalutës.

Çmimi aktual i Bitcoin është rreth 9,500 dollarë, që u rrit shumë prej fillimit të këtij viti, kur ishte nën 4,000 dollarë. Por, prapëseprapë, Bitcoin mbetet shumë larg rekordit prej 20,000 dollarë, të cilin e arriti në fund të 2017’ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat