Zhbllokimi i marrëveshjes për energji përveç interkonjeksionit me Shqipërinë ulë edhe çmimet e rrymës

Ekonomi

Zhbllokimi i marrëveshjes për energji përveç interkonjeksionit me Shqipërinë ulë edhe çmimet e rrymës

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 14:10
Pal Lekaj

Menaxhimi i kufijve energjetik që pritet të ndodhë prej vitit të ardhshëm nga Kosova, përveç bashkimit të tregut energjetik Kosovë - Shqipëri, ndikime pozitive do të ketë edhe në uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe në rritjen e të hyrave buxhetore për vendin.

Kështu pohon kryeshefi ekzekutiv i operatorit të transmisionit të KOSTT-it Ilir Shalam duke komentuar vendimet e marra në mbledhjen e RGCE që ndërlidhen me zhbllokimin e procesit të KOSTT në operimin e saj i pavarur si Zonë/Bllok Rregullues në Evropën Kontinentale.

Sipas Shalës këto vendime hapin rrugën për lëshimin në operim jo më larg se më 14 prill 2020 edhe të linjës 400 kV, Kosovë- Shqipëri.

Megjithatë është edhe një betejë e KOSTT-it para se të fillon operimi në prill.

Më 26 shtator në RGCE si trupë e Enso-E në Austri duhet të votohen me shumicë votash nga shtetet anëtare ndryshimet e marrëveshjes së re që do të ndërtohet konform këtyre vendimeve të marra më 23 maj, marrëveshje këto që obligojnë licencimin e kompanisë serbe “Elektroserver” në veri të Mitrovicës.

Shala në një intervistë për KosovaPress, shton se KOSTT do të punojë fuqishëm në sensibilizimin e shteteve anëtare që edhe ky hap të mos dështoj.

Serbia vazhdimisht është duke penguar Kosovën për shfrytëzimin e rrjetit energjetik ndërkombëtar, e cila po përfiton dhjetëra milionë euro.

Shala: Përveç ineterkonjeksionit me Shqipërinë, do të ketë edhe ulje të çmimeve

“Futja në operim e kësaj linje, njëkohësisht i kontribuon edhe tregut të përbashkët Kosovë-Shqipëri që është punuar shumë në këtë drejtim, po ashtu i mundëson edhe operacionalizimit të bursës shqiptare. Për bursën shqiptare është marr vendim edhe prej Këshillit të Ministrave të Qeverisë së Shqipërisë ku edhe ne KOSTT-i do të jemi aksionar në këtë bursë. Andaj përfitimet janë që së pari çmimet e energjisë elektrike do të jenë më të ulëta, me vet faktin që tash për tash nuk ka transparencë në shfrytëzimin e intekonjeksionit, meqenëse ne si Kosovë nuk jemi të involvuar në këto shitje që i bënë pala serbe, ndërsa kur të jemi të pavarur, t’i menaxhojmë kufijtë energjetik dhe fakti që do të jemi aksionar në bursën shqiptare, transparenca është më e madhe dhe ka palë tregtare me shumë që do të ketë ndikime edhe në uljen e çmimit të energjisë elektrike”, deklaron Shala.

Kryeshefi ka shpjeguar vendimet e mbledhjes së 52-të të RGCE që ndërlidhen me zhbllokimin e marrëveshjes për energji.

Shala: Vendimet e rëndësishme që ndalojnë operimin ilegal te  “Elektroserver”

“Janë dy vendime që kanë të bëjnë me çështje teknike dhe një vendim tjetër që ndërlidhet me Enso-E që ndërlidhet me operimin e “Elektoserver” si furnizues konform kornizës ligjore e rregullative të Kosovës me çka i është vendosur afat për të operuar në Kosovë, në të kundërtën nëse nuk i plotëson kërkesat konfmorm kornizës ligjore dhe rregullativave të Republikës së Kosovës të largohet në marrëveshjen e re. Pra, korniza e marrëveshjes së re është vendosur në mbledhjen që është votuar, përkundër që pala serbe e ka kundërshtuar konfom proceduarve të RGCE-së si trupë e Enso-E, por prap edhe kjo kërkesë për revidim të këtyre vendimeve të marra me 23 maj është hedhur poshtë nga RGCE me votime unanime. Meqenëse vet marrëveshja që do të ndërtohet e re dhe do të votohet më 26 shtator të këtij viti… me shumicën e anëtarëve të RGCE-së do t’ia dalim mbanë që jo më larg se 14 prill të vitit 2020 në të fillojmë të operojmë si zonë apo bllok rregullues brenda Evropës kontinentale”, thotë ai.

Sipas Shalës, Serbia ka përfituar rreth 65 milionë euro në mënyrë të paligjshme, ndërsa energjia që është tërhequr në mënyrë të pa autorizuar nga shtet është rreth 20 milionë euro prej muajt dhjetor 2017 e deri më tash.

Shala: Serbia ka përfituar rreth 65 milionë euro në mënyrë të paligjshme

“Vendimet e RGCE-së në mbledhjen e 52-të më 23 maj të këtij viti është vendosur që “Elektroserver” konform marrëveshjes për energji të vitit 2013 dhe asaj ekzistuese të vitit 2015, ajo duhet të operoj konform kornizës ligjore dhe rregullative të Republikës së Kosovës. Së pari duhet të aplikoj për regjistrim biznesi që ka aplikuar në autoritetin e Agjencinë të Regjistrimit të Biznesit ku iu ka lëshuar certifikata e regjistrimit të biznesit, mirëpo me obstruksionet që bënë pala serbe ajo nuk është e interesuar të aplikoj për licencë për operim në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë. Qëllimi është që sa më shumë që e shtynë këtë proces ai fiton të hyra më të mëdha prej shfrytëzimit të aseteve tona interkonektive. Të gjitha të hyrat prej alokimit të kapaciteteve i merr pala serbe dhe në bazë të disa kalkulimeve prej vitit 2008 deri më tash Serbia ka përfituar në vlerë prej 65 milionë euro nà « mënyrë të paligjshme. Edhe energjia që është tërhequr në mënyrë të pa autorizuar nëse përkthehet në euro, është diku rreth 20 milionë euro prej 2 dhjetor të vitit 2017 e deri më tani”, pohon Shala.

Sipas kryeshefit të KOSTT nëse kompania serbe “Elektoserver” nuk operon në bazë të ligjeve të Kosovës, institucionet shtetërore, kuvendi, qeveria këtë të drejtë do t’ia delegojë apo autorizoj KESCO-s si i vetmi furnizues publik, që, paraprakisht për të bërë këtë gjë duhet të krijohen kushtet për regjistrim të njehsorëve në pjesën veriore të Kosovës për të bërë incizimin e gjendjes, faturimin dhe mbledhjen e borxheve.

Ndryshe, Linja Kosovë-Shqipëri si projekt ka kushtuar diku 33 milionë euro, prej tyre 17 milionë kanë qenë donacion për mes bankës gjermane dhe pjesa tjetër përmes kredisë së butë dhe deri më tash KOSTT ka paguar apo ka kthyer si kredi rreth 7 milionë edhe pse nuk është duke u shfrytëzuar rrjeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat