Lobimi i Serbisë ndaj Kosovës dhe problemet juridike në vend, shkaktarë të mungesës së investitorëve të huaj

Ekonomi

Lobimi i Serbisë ndaj Kosovës dhe problemet juridike në vend, shkaktarë të mungesës së investitorëve të huaj

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 22:50
Agim Shahini

Kryetari i Aleanca e Kosovës për Biznes, Agim Shahini, thotë se problemet aktuale në vend dhe lobimi i Serbisë kundër Kosovës, janë duke i ndalur investitorët e huaj.

“Në ekonominë e Ballkanit Perëndimor, është prezent edhe kjo për fat të keq, po ndikon investitorët edhe vendorë edhe të huaj të shikojnë edhe klimen politike, përveç asaj ekonomike. Për vendin tonë shkruhet në të gjitha vendet e botës, duke lobuar Serbia se atje nuk ka siguri për investime”, ka thënë Shahini për RTVD.

Më tej ai thekson se aferat e ndryshe korruptive dhe përballja e figurave politike me drejtësinë, janë faktorë kryesor e të bërit biznes në Kosovë.

“Gjykimet e ndryshme, apo ndërhyrja në procesin gjyqësor e cila raportohet nga politika ndikon drejtpërdrejt në atë se në Kosovë nuk ka rend dhe ligj. Investitorët dhe korporatat e fuqishme nuk shkojnë në një vend ku nuk ka siguri juridike”, tha Shahini.

Ndryshe, AKB, ditë më parë nënshkroi një marrëveshje me Misionin Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet, për të promovuar vlerat ekonomike vendore dhe kombëtare të vendit, ku nuk ka qasje dhe ka pengesa diplomacia kosovare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat