Shërbimet e Vala-s sërish me probleme - Bota Sot
Shërbimet e Vala-s sërish me probleme

Ekonomi

Shërbimet e Vala-s sërish me probleme

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 14:16
Vala

Shërbimet e Vala-s edhe gjatë ditës së sotme po paraqesin probleme për gjithë klientët e saj. Pavarësisht kësaj, zyrtarë të Telekomit thonë se këto pengesa janë sanuar dhe gjatë ditës pritët të funksionalizohen dhe t’iu kthehet normaliteti rrjetit të Vala-s dhe shërbimeve të internetit.

Zëdhënësi i Telekomit të Kosovës, Arsim Bilalli u shpreh për kp, se këto probleme kanë ardhur për shkak të disa avarive teknike të shfaqura në sistemin operativ, teksa bëri të ditur se ekipet teknike janë në teren për t’i eliminuar gjitha këto probleme.

“Gjatë ditës së sotme disa nga këto pengesa janë sanuar dhe rrjeti dhe shërbimet e internetit të VALA-s ngadalë janë duke u funksionalizuar dhe duke iu rikthyer normalitetit. Ekipet teknike janë duke bërë përpjekje maksimale që të eliminojnë të gjitha problemet e shfaqura sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë për të siguruar komunikim të pandërprerë për të gjithë konsumatorët tanë”, thotë ai.

Bilalli u kërkoi falje dhe mirëkuptim të gjithë konsumatorëve, të cilët mund të kenë ende vështirësi eventuale në komunikim.

Përndryshe, edhe dje gjatë gjithë ditës klientët e Vala-s, kanë pasur probleme në shfrytëzimin e rrjetit dhe internetit të këtij operatori publik. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...