Pak gra trashëgojnë biznese, vetëm 14 mijë janë në pronësi të tyre - Bota Sot
Pak gra trashëgojnë biznese, vetëm 14 mijë janë në pronësi të tyre

Ekonomi

Pak gra trashëgojnë biznese, vetëm 14 mijë janë në pronësi të tyre

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 19:55
ilustrim

Barazia gjinore vazhdon të jetë një problem serioz në shoqërinë tonë, ku pas shumë vitësh e angazhimeve për të drejtat e barabarta një segment shumë i rëndësishëm nuk është trajtuar siç duhet dhe vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm për mbajtjen e patriarkalizmit në nivel, në shoqërinë tonë.

Sipas nenit 16.12 të Ligjit për Barazi Gjinore “Fëmijët, femra dhe meshkuj trashëgojnë pasurinë në mënyrë të barabartë”, neni 49 i Ligjit të Familjes, “Pasurinë e përbashkët bashkëshortore gjatë martesës bashkëshortët e administrojnë dhe e disponojnë bashkërisht dhe me marrëveshje”, e shumë nene tjera u garantojnë grave të drejta të barabarta për të trashëguar pronë e pasuri, megjithatë, kjo është e pak e zbatueshme në praktikë.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Agjencionit për Regjistrimin e Biznesve që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, del pak biznese janë të regjistruara në pronësi të grave.

Në një përgjigje për Indeksonline nga Zyra për Komunikim Publik në MTI, bëjnë të ditur se numri total i bizneseve është 167 mijë e 671, prej tyre vetëm 14 mijë e 204 biznese  janë në pronësi të grave.

Për shkak të mosndarjes së trashëgimisë siç e rregullon Ligji për familje, shumë raste janë në gjykatë.

Sipas të dhënave të Departamentit të Statistikave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në Gjykatën Themelore gjatë tremujorit të parë të 2019-ës kanë pasur në punë 1 mijë e 62 lëndë që kanë pasur të bëjë me trashëgimin familjare.

 “Gjykatat Themelore gjatë  Trem-I-rë-2019   kanë pasur në punë 1062 lëndë.  195 lëndë i kanë pranuar gjatë kësaj periudhe,  ndërsa  janë 207 lëndë të  zgjidhur gjatë kësaj periudhe”, thuhet në përgjigjen e tyre për Indeksonline.

Ndërsa, bëjnë të ditur se  në fund të kësaj periudhe kanë mbetur pa zgjidhur 855 lëndë.

Mirlinda Kusari Purrini, Drejtuese e Asociacionit të Grave Biznesmene, ka thënë se të pakta janë ato femra të cilat arrijnë të trashëgojnë biznese familjare, edhe kjo ndodh në ato raste kur në familje nuk kanë djem.

“Shumica e femrave përkundër të drejtave të tyre me ligj, i përmbahen traditave patriarkale dhe zgjedhin të heqim dorë nga trashëgimia e tyre në favor të trashëgimtarëve meshkuj në familje. E nëse flasim për një çift bashkëshortor atëherë në rastet kur burri së bashku me gruan e ngritin dhe e zhvillojn biznesin ( në rast se bashkshorti vdes), gruaja vazhdon të menaxhojë biznesin së bashku me fëmijët. E sipas mendimit tim, edhe pse kemi një emancipim të shoqërisë në ditët e sotme, prap nuk duhet të anashkalojm traditen patriarkale e cila ende dominon “nën hije”, ku prindërit trashëgimin e biznesit kryesisht ja lënë djalit”, ka thënë Kusari.

Ajo thotë se ankesa  lidhur me këtë problematikë të trashëgimit të biznesve ka vazhdimisht.

“Sa i përket trashëgimis së biznesit gratë nuk janë deklaruar direkt, mirëpo indirekt janë ankuar. Kemi pasur raste sidomos në zonat rurale ku në shumicën e rasteve nuk ishte ndarë trashëgimia nga vjehrri (i ndjerë), dhe sot krijon probleme te fëmijët edhe përkundër vullnetit dhe dëshirës për të arritur diçka të qendrueshme. Ka raste të cilat i kanë zgjidhur familjarët sidomos me pronën, ku bashkëshorti pas trashëgimit të pronës e cila i ka takuar, ja ka besuar gruas ne emër të saj e cila ka ngritur biznesin dhe e menaxhon me sukses”, ka shtuar ajo.

Ndërsa, sa i përket ambientit të bërit biznes, ajo Mirlinda thotë se femrat në Kosovë kanë shumë pak hapësirë të të bërit biznes edhe përkundër faktit se ato tregojnë sukses.

“Atyre u mungon mundësia për t’u bërë sipërmarrëse dhe për të krijuar biznese të reja, për të ndihmuar rritjen ekonomike dhe për të krijuar vende të reja të punës, sepse fuqizimi ekonomik për gratë është një proces i kushtëzuar mbi burimet në dispozicion, një proces që nuk jep shumë mundësi dhe hapësirë që të përdorin aftësitë e tyre për të pasur qasje dhe kontroll mbi përfitimet ekonomike. Normat shoqërore dhe mjedisi institucional rreth gjinisë krijojnë pengesa shtesë që e bëjnë më të vështirë për gratë të krijojnë dhe të zhvillojnë një biznes. Studimet tregojnë se ndërmarrësia zakonisht lidhet me karakteristikat mashkullore dhe kjo funksionon kundër grave sipërmarrëse, të cilët konsiderohen si shkelje të stereotipeve rreth sjelljes femërore. Mungesa e qasjes më të mirë në kapital, tregon ende shumë pabarazi në drejtim të sigurimit të grave me huat dhe financime të tjera që ato kanë nevojë për të bërë biznes. Nga mungesa e kolateralit dhe paragjykimet e gjinive, bizneset e grave shihen si investime më pak të besueshme dhe tërheqëse për financim”, ka theksuar mes të tjerash ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...