BB në përgatitje të një projekti të ri në Kosovë

Ekonomi

BB në përgatitje të një projekti të ri në Kosovë

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 10:18
Foto

Bankës Botërore është në përgatitje të një projekti të ri në Kosovë që do të përmirësojë furnizimin me ujë në zonën e lumit Morava e Binçës, në Kosovën lindore, që është zona më e thatë në Kosovë, me më së paku të reshura vjetore.

Sipas BB, ky projekt synon që popullsia e kësaj zone të ketë furnizim më të mirë me ujë, përfshirë këtu edhe shërbime të reja apo të përmirësuara për ujitje.

“Ngritja e një vend-akumulimi të ri të ujit do të jetë investimi më i madh kryesor në kuadër të projektit të propozuar. Projekti i emëruar Ngritja dhe Shfrytëzimi i Mundësive për Siguri të Ujit (FLOWS), po ashtu synon të përmirësojë planifikimin dhe koordinimin e menaxhimit të burimeve të ujit në këtë zonë”, thuhet nëe një njofitm të BB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat