KEDS do të investojë katër milionë euro këtë vit në Ferizaj - Bota Sot
KEDS do të investojë katër milionë euro këtë vit në Ferizaj

Ekonomi

KEDS do të investojë katër milionë euro këtë vit në Ferizaj

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 01:01
Pamje nga takimi

KEDS së shpejti do të nisë punimet për realizimin e 14 projekteve energjetike në komunën e Ferizajit, që kapin një kosto prej 4 milionë eurove.

Këtë e bëri të ditur drejtori i Investimeve të KEDS-it, Hasan Oz, gjatë takimit me zyrtarët komunalë të Ferizajit, ku u arrit marrëveshja finale mes palëve.

Sipas planit investiv brenda në qytet do të ndërtohen linja të reja nëntokësore me qëllim të lidhjeve unazore mes trafostacioneve ekzistuese dhe pas përfundimit të nënstacionit nga ana e KOSTT, që pritet të përfundojë në vitin 2021, do të lidhet komplet rrejti i KEDS-it. Pas kësaj Ferizaj, pas Prishtinës, do të jetë qyteti i vetëm në Kosovë që do të ketë furnizim të dyfishtë në formë unazore. Gjithashtu do të bëhen edhe riparimi i disa trafove ekzistuese.

Projektet pritet të përfundojnë në fund të këtij viti dhe për këtë KEDS ka angazhuar pesë kompani kontraktuese për kryerjen e punimeve në afat sa më të shkurtër kohor dhe pas kësaj Ferizaji do të ketë furnizim cilësor dhe 24 orë pa-ndëprerë energji elektrike.

Pas përfundimit të këtyre projekteve energjetike do të përfitojë komplet qyteti Ferizajit dhe fshatrat që përfshihen me largpërçuesin e kampit Bondsteel.

Lulzim Aliu, drejtor i Urbanizmit dhe Mjedisit të kësaj komune falënderoi KEDS-in për investimet në infrastrukturën energjetike të komunës së tij në të mirë të qytetarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...