Shala këmbëngul që nuk do të anulohet vendimi për pastrim të karburantëve të naftës

Ekonomi

Shala këmbëngul që nuk do të anulohet vendimi për pastrim të karburantëve të naftës

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka reaguar ndaj lajmit për anulimin e Udhëzimit Administrativ i cili do të obligon pikat e shitjes së karburanteve të naftës që të bëjnë pastrimin e rezervuarëve çdo 3 vite.

Në reagimin e Shalës thuhet se ky lajm është i pavërtetë.

Postimi i plotë i Ministrit të MTI-së:

Të dashur qytetarë, të nderuar konsumator, po qarkullojnë disa lajme që Udhëzimi Administrativ 06/2019 i cili do të obligon pikat e shitjes së karburanteve të naftës që të bëjnë pastrimin e rezervuarëve çdo 3 vite, udhëzim ky të cilin e kam nënshkruar para disa javëve, është anuluar nga Zyra e Kryeministrit.

Një lajm i tillë është i pavërtet.

Një gjë e tillë ligjërisht është e pamundur që të ndodhë, dhe nuk do të ndodhë!

Prioritet i imi i përhershëm është dhe do të mbetet mbrojtja e konsumatorit dhe cilësia e produkteve që tregtohen në tregun e brendshëm të Republikës së Kosovës.

E.SH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat