Ministri serb: Për shkak të taksës po i humbim milionat - Bota Sot
Ministri serb: Për shkak të taksës po i humbim milionat

Ekonomi

Ministri serb: Për shkak të taksës po i humbim milionat

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 19:12
Foto ilustrim

Që nga nëntori i vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës i ka vendosur taksë mallrave të Serbisë.

Për nëntë muaj, Serbia ka humbur 280 milionë euro, në pamundësi të eksportit të mallrave në Kosovë.

Ministri i Tregtisë në Serbi, Rasim Ljajiq i ka thënë sot RTS-së, se që nga 21 nëntori e deri më 8 gusht, Serbia ka humbur 280.8 milionë euro në mungesë eksportit.

Ndërsa për 1 vit eksport në Kosovë, shteti serb i ka fituar afër 500 milionë euro.

“Ne nuk kemi shpresë së në Kosovë do të flitet për heqje të taksës, pasi të gjithë po garojnë duke prezantuar taksën si ide të vetën dhe po përdoret si fushatë për të mbledhur poenë politik”, ka deklaruar Ljajiq.

Ai mendon se janë dy faktorë që mund të ndikojnë në heqjen e tarifave, SHBA-të dhe BE-ja.

Tutje, ministri serb ka thënë se është më mirë që Serbia nuk ka marrë ndonjë kundërmasë ndaj Kosovës, pasi sipas tij kështu ka fituar politikisht.

Ljajiq ka shtuar se për të futur mallra në Kosovë, nuk po mund të gjejnë rrugë tjera alternative.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...