Veseli me plan ekonomik për luftimin e korrupsionit

Ekonomi

Veseli me plan ekonomik për luftimin e korrupsionit

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 18:21
Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se po punojnë në një plan ekonomik për vendin, i cili do të bëhet publik së shpejti. Sipas tij, i njëjti fillon me luftën kundër korrupsionit.

Këtë Veseli e ka thënë pasi ka vizituar një fabrikë në Prizren. Ai ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook se do të angazhohet për të krijuar qasje dhe mundësi të barabarta, në mënyrë që bizneset e tilla të kenë më shumë sukses.

“Pasdite vizitova njërën prej fabrikave më të mëdha të tullave në Landovicë të Prizrenit, e cila ka të punësuar mbi 300 njerëz dhe eksporton jashtë Kosovës. Një ekonomi e zhvilluar mbështetet në sektorin privat, që me gjithë vështirësitë po ia del të ketë sukses. E sigurova pronarin Refki Hoxha se do të angazhohem për të krijuar qasje dhe mundësi të barabarta duke luftuar korrupsionin, në mënyrë që bizneset si ky i tullave dhe bizneset tjera në Kosovë të kenë edhe më shumë suksese. Ne po punojmë në një plan ekonomik për Kosovën, i cili do të bëhet publik së shpejti dhe fillon me luftën kundër korrupsionit”, ka shkruar Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat