Oda Ekonomike e Kosovës do të jetë pjesë e Forumit Biznesor në Vjenë

Ekonomi

Oda Ekonomike e Kosovës do të jetë pjesë e Forumit Biznesor në Vjenë

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 15:20
Berat Rukiqi dhe Kiyoshi Koinuma

Oda Ekonomike e Kosovës do të jetë prezente në Forumin Biznesor që do të mbahet në Vjenë, gjatë muajit tetor.

Kryetari i OEK-ut Berat Rukiqi ka takuar Ambasadorin e Japonisë për Austri dhe Kosovë Kiyoshi Koinuma.

 Gjatë takimit  Rukiqi theksoi rëndësinë  e avancimit të bashkëpunimit ekonomik me Japoninë përmes aktiviteteve konkrete të cilat mundësojnë promovimin e Kosovës si vend atraktiv për investime dhe në të njëjtën kohë shfaqin  potencialin e kompanive Kosovare për eksport të produkteve e shërbimeve.

Rukiqi gjatë takimit pranoi ftesën nga Koinuma për të qenë pjesëmarrës në Forumin Biznesor që do të mbahet në Vjenë gjatë muajit tetor, ku përveq tjerash do të kremtohet 10 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Japonisë.

Në këtë forum do të marrin pjesë më shumë se 100 kompani japoneze të cilat do të kenë rastin të dëgjojnë mundësitë dhe lehtësirat që Kosova ofron në të bërit biznes.

“Oda Ekonomike e Kosovës ka kënaqësinë të jetë prezente në këtë forum i cili krahas thellimit të bashkëpunimit ekonomik mundëson rrjetëzim me kompani prestigjioze Japoneze”, theksohet në komunikatën e OEK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat