Tenderi për antifriz e vaj, ministrisë i kushton mbi 31 mijë euro!

Ekonomi

Tenderi për antifriz e vaj, ministrisë i kushton mbi 31 mijë euro!

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 00:14
Foto ilustrim

Ministria e Administrates Publike përmes prokurimit ka njoftuar se në fund të këtij muaji ka arritur të finalizojë kontraten më të re.

Këtë herë ky dikaster qeveritar, ka bërë me dije se është furnizuar me vaj, antifriz, glykoll.

Ndonëse vlera e kontratës ka qenë e parashikuar 45.500,00 euro, e njëjta është arritur të kurorëzohet për 31.115,70 euro.

Tutje, bëhet e ditur se kohëzgjatja e kontratës është bërë për 36 muaj.

Për të njëjtin tender thuhet se ofertë ka bërë vetëm një ofertues.

Ani pse zakonisht, tenderet në fjalë u jepen operatorëve ekonomik, këtë herë duket se i është besuar vetëm një individi, emri i së cilit figuron edhe në kontratë.

Kështu, Ministria e Administrates Publike e udhëhequr nga Mahir Yagcilar këtë tender i’a ka besuar personit Xhafer Halitit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat