OAK dhe RRSHP bashkojnë potencialet në interes të bizneseve - Bota Sot
OAK dhe RRSHP bashkojnë potencialet në interes të bizneseve

Ekonomi

OAK dhe RRSHP bashkojnë potencialet në interes të bizneseve

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 15:44
Foto nga takimi

Përfaqësues nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), kryesuar nga Skënder Krasniqi, kryetari i bordit pritën në takim drejtoreshën ekzekutive të Rrjetit të Shitësve me Pakicë (RRSHP), Yllka Metaj Shaqiri, me qëllim të nënshkrimit të memorandum bashkëpunimit.

Sipas OAK, ky memorandum vjen për arsye të bashkëpunimit afarist në mes këtyre dy subjekteve për qëllim të promovimit të kompanive anëtare, zhvillimit të aktiviteteve afariste dhe bashkëpunimit në mes të anëtarëve e cila ndikon jashtëzakonisht shumë në zhvillim të shëndetshëm ekonomik.  

“Të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë dhe rritje të tregjeve të kompanive anëtare të palëve që shihet si nevojë dhe kërkesë e vazhdueshme. Andaj disa nga pikat që palët u pajtuan janë planifikim dhe organizim të ngjarjeve, tryezave të rrumbullakëta, konferencave dhe shkëmbim të përvojave në lidhje me të bërit biznes; shkëmbim të të dhënave për përkrahje të biznesit të kompanive anëtare; nxitje të bashkëpunimit tregtar të kompanive anëtare përmes korrespondencës dhe afrimit të kompanive në sferat e biznesit ku operojnë anëtarët; në kuadër të bashkëpunimit të udhëhiqen nga parimet e transparencës, tolerancës, përgjegjësisë dhe mirëbesimit;të zhvillojnë strategji për qasje në punë dhe bashkëpunim në të ardhmen;të ndihmojnë dhe asistojnë në ana lizën e nevojave të tregut duke siguruar kontakte dhe të dhëna që janë në dispozicion të palëve”, thuhet në komunikatën e OAK.

 Kujtojmë se OAK deri më tani ka nënshkruar disa marrëveshje të këtilla të cilat mundësojnë shkëmbimin e kapaciteteve profesionale dhe praktikave më të mira të ndërsjella që për synim kanë ngritjen dhe zhvillimIn e bizneseve në vendin tonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...