Bie numri i vizitorëve vendor në hotele të Kosovës gjatë vitit 2019

Ekonomi

Bie numri i vizitorëve vendor në hotele të Kosovës gjatë vitit 2019

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 10:25
Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar disa statistika për tre mujorin e dytë të vitit 2019 për hotelieri.

 Në statistikat e publikuara, shihet se numri i vizitorëve vendor në hotele ka pësuar paksa rënie gjatë këtij viti.

ASK në statistikat e publikuara ka përfshirë muajt prill, maj dhe qershor.

Përgjatë këtyre muajve, 24 mijë e 113 qytetarë kanë vizituar hoteleritë. Numri më i madh i vizitorëve ishte në regjionin e  Pejës, ku për 3 muaj 7493 qytetarë kishin vizituar hotelet në këtë regjion.

Në të njëjtën periudhë në vitin 2018-të, numri i vizitorëve në hotele ishte 25 mijë e 5.

Image

Për më shumë shikojeni fotografinë e mëposhtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat