Mbështetja 20 vjeçare për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm

Ekonomi

Mbështetja 20 vjeçare për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 20:29
Foto ilustrim

Rreth 18.500 shtetas të Kosovës gjatë vitit 2015 janë riatdhesuar në shtetet perëndimore. Papunësia e madhe në vend dhe moszhvillimi ekonomik ishin arsyet kryesore pse edhe ndodhi eksodi gjatë asaj periudhe i paparë ndonjëherë. E stacioni i autobusëve në Prishtinë ishte vendi më i frekuentuar në atë kohë. Por, shumë persona që ia mësynë rrugës, u kthyen të zhgënjyer në Kosovë, pasi atyre nuk ua pranuan kërkesat për azil.

Në mesin e tyre është edhe Sadije Bekteshi nga Obiliqi. Ajo rrëfen për kohën kur kishte marrë vendim që së bashku me vajzën dhe bashkëshortin e saj të nisen për në Gjermani.

Pas kthimit në Kosovë, ajo thotë se ka vazhduar të mbajë trajnime për rrobaqepësi, zanat ky me të cilin ishte marrë edhe më herët. Pas më pak se një viti nga koha që u kthye në Kosovë, ajo ishte përfituese e një granti në vlerë tre mijë euro nga GIZ-i Gjerman, të cilët e mbështetën edhe për hapjen e një biznesi të vogël.

Sadija përveç që tashmë ka biznes të saj, ajo ka të punësuar dy punëtorë, e tre të tjerë edhe mësojnë zanatin nga ajo. Thotë se është kënaqësi që si biznes i vogël, po u hap mundësi të rinjve në Obiliq për punësim.

Rahim Trepça, këshilltar në projektin Dimak në GIZ-in Gjerman, thotë se Sadija nuk është i vetmi rast që ka përfituar nga GIZ-i Gjerman.

Në Prizrenin e bukur, tash e sa kohë është hapur edhe Zyra e Informacionit për Turizëm, zyre kjo që operon si një partneritet publiko-privat ndërmjet komunës së Prizrenit dhe agjencisë private “Sharri Eco Tour”.

Në dy dekada bashkëpunim, partnerët gjermanë janë përkujdesur edhe për turizëm në Kosovë. Ata kanë ndihmuar në hapjen e kësaj zyre.

Burrë e grua, si pronarë të kësaj zyre tyristike, tashmë promovojnë bukuritë e qytetit historik, duke ofruar shëtitje në distanca të gjata dhe shëtitje me bicikletë malore, përgjatë kufirit të përbashkët ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Sipas saj, më të interesuarit janë ndërkombëtarët, derisa tregon se që nga hapja e kësaj zyre, ka pasur shtim të numrit të turistëve në Prizren.

Në 20 vjetorin e  bashkëpunimit kosovaro-gjerman, Ambasada Gjermane në Prishtinë, Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) dhe Kreditanstalt fur Wiederaufbau (KfW), kanë vendosur që t’i nxjerrin në pah disa nga projektet më efektive të realizuara në shtetin 11 vjeçar.

Sekretarja e parë Anja Becky, tregon se cilat janë fushat në të cilat fokusohen, për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

Sipas saj, Kosova është e gatshme që të bashkëpunojë dhe të jetë e përkushtuar për të bashkëfinancuar për të kontribuuar përmes burimeve që janë në dispozicion. Ndryshe, Gjermania është ndër vendet që ka ndihmuar më së shumti në rimëkëmbjen e shoqërisë kosovare që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat