Shala: Do të jem zë i prodhuesve, përpunuesve, punëtorëve dhe gjithë qytetarëve - Bota Sot
Shala: Do të jem zë i prodhuesve, përpunuesve, punëtorëve dhe gjithë qytetarëve

Ekonomi

Shala: Do të jem zë i prodhuesve, përpunuesve, punëtorëve dhe gjithë qytetarëve

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 21:06
Endrit Shala

Endrit Shala nga Nisma ka thënë se ndjehet i nderuar me nominimin e tij si kandidat për deputet nga koalicioni Nisma-AKR-PD.

   

Ai tha se një gjë e tillë është përgjegjësi e madhe dhe se do të angazhohet me ndershmëri dhe përgjegjësinë më të lartë ta kryejë punën si deputet, pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Postimi i plotë:

Përpos që do t’i mbrojë interesat e qytetarëve, ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të vendit tonë, do të jem zë i fuqishëm në Kuvend për mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe forcimin e shtetit të Kosovës. Unë do të vazhdoj të jem zë i prodhuesve, përpunuesve, punëtorëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Kosova, nuk ka rrugë tjetër pos anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Andaj, besimin që do t’ia jepni Koalicionit NISMA-AKR-PD dhe mua si deputet, më 6 tetor, Ju, qytetarë të nderuar të vendit tim, do t’ua kthejë me punë, përkushtim e përfaqësim dinjitoz dhe me forcimin e shtetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...