OAK propozon rekomandimet për Qeverinë e ardhshme

Ekonomi

OAK propozon rekomandimet për Qeverinë e ardhshme

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 11:45
Skënder Krasniqi

Oda e Afarizmit të Kosovës sot ka propozuar rekomandime të gjitha partive politike për vënien në prioritet zhvillimin ekonomik dhe zgjidhjen e disa barrierave në të bërit biznes në Qeverinë e ardhshme.

Kryetari i bordit të OAK, Skënder Krasniqi në një konferencë për media tha se Oda e Afarizmit të Kosovës, ka vendosur t’ju dërgoj disa rekomandime të gjitha partive politike, kërkesa këto të dala nga bizneset në terren.

Kërkesë, sipas tij, mbetet, largimi i Kosovës nga CEFTA, si UNMIK, dhe të mbrohen edhe prodhimet e vendit në mënyrë më efikase.

Krasniqi tha se kërkesë tjetër është që Ligji për Tregti të brendshme të jetë funksional në krijimin e një tregu të mirëfilltë.

OAK ka kërkuar që në mënyrë që të mbrohen femrat, të ndryshohet Ligji i Punës, përmes të cilit do të mundësohej që bizneset të mos marrin barrën e pagesës së pushimit të lehonisë, meqë sipas kësaj ode në të gjitha vendet e Evropës  përgjegjësinë e kësaj pagese e merr shteti e jo bizneset.

“Ka edhe mungesë të ofertës për biznese, ngaqë nuk ka edhe investitor strategjik. Kërkesë tjetër është që Ligji i punës të ndryshohet në të mirë të bizneseve dhe vendit. Po ashtu pushimi i lehonisë, të mbrohen femrat dhe të mos vazhdohet të paguhen nga bizneset. Të gjitha vendet e rajonit dhe e Evropës, përgjegjësinë e pagës e merr shteti jo biznesi”, tha Krasniqi.

Krasniqi foli edhe për Ligjin për Miniera dhe Minerale.

|Po ashtu edhe ligji për miniera dhe minerale, i cili duhet t’i përshtatet kërkesave të bizneseve. Ky ligji është në kuvend, në kërkojmë që të kthehet ky projektligj për shqyrtim me biznese”, tha Krasniqi duke shtuar se duhet të bëhet edhe ndryshimi i udhëzimeve administrative në Ministri të Bujqësisë, sepse është kufizuar sipërfaqja në pesë hektar dhe pesë vite në shfrytëzim.

Kreu i OAK-ut ka kërkuar po ashtu lirim të plotë për lëndë të parë dhe për prodhim.

Ndër propozimet e tjera, nga kjo Odë, është që të kthehet gjykata ekonomike dhe bordi i pavarur për shqyrtimin e ankesave.

Krasniqi tha po ashtu kërkesë tjetër është edhe largimi i tatimeve nga BQK për paratë e imëta.

OAK ka kërkuar të heqjen e tatimit të  dyfishtë për prodhimin e peshkut, si dhe anëtarësim në organizatën ndërkombëtare TIR.

Krasniqi ndër të tjera tha se Këshilli Kombëtar për Zhvillimin Ekonomik duhet të jetë më funksional, ngase në vitin 2018 nuk është mbajtur asnjë takim, ndërsa sivjet vetëm një.

Edhe  siguria në ushqim duhet të merret parasysh nga qeveria e ardhshme e Kosovës, ka vlerësuar Oda e Afarizmit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat