Dogana mbledh mbi 800 milionë euro të hyra

Ekonomi

Dogana mbledh mbi 800 milionë euro të hyra

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 13:54
Ilustrim

Dogana e Kosovës ka arritur një rekord të ri në mbledhjen e të hyrave.

Në vitin jubilar të doganës (20 vjetorin e themelimit) janë grumbulluar për herë të parë që nga themelimi mbi 800 milionë euro në javën e dytë të shtatorit. Pra kjo paraqet një të arritur të madhe si dhe një lajm të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës, njofton Dogana e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Krahasimi me vitin paraprak tregon se trendi i të hyrave është në rritje, në të njëjtën periudhë dogana kishte grumbulluar rreth 773 milionë euro derisa këtë vit po në të njëjtën periudhë kemi arritur të mbledhim mbi 804 milion që paraqet rritje prej 31 milionë euro më shumë apo 4% më shumë”, theksohet në komunikatë.

Kjo rritje tregon edhe një herë përkushtim e Doganës në realizimin dhe mbushjen e buxhetit ashtu që të Kosova të ketë fonde të mjaftueshme të cilat rikthehen tek qytetarët e Kosovës përmes investimeve në arsim, shëndetësi, siguri, infrastrukturë dhe shumë nevoja të tjera.

“Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë”, thuhet në fund të komunikatës së Doganës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat