Mazreku: Së shpejti publikohen të dhënat për dëmet e paguara për produktet bujqësore të siguruara

Ekonomi

Mazreku: Së shpejti publikohen të dhënat për dëmet e paguara për produktet bujqësore të siguruara

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 11:09
Pamje nga takimi

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku, ka bërë me dije se së shpejti do të publikohen dëmet e para të paguara për produktet bujqësore.

“Këto dëme paguhen nga polisat e sigurimit bujqësor pas krijimit të sistemit të sigurimeve bujqësore nga Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me IFC/Bankën Boterore në Kosovë, ka shkruar Mazreku në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Ndryshe ky është një projekt shumë i  suksesshëm i Korporatës Ndërkombëtare Financiare IFC, anëtare e Bankës Botërore në Kosovë, në partnerit me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës.

Sigurimi bujqësor mbulon dëmet që shkaktohen nga kushtet klimatike si ngricat e hershme dhe të vonshme, temperaturat ekstreme të ulëta dhe të larta dhe reshjet e tepërta të shiut, Po ashtu së shpejti do të ketë edhe mbulim edhe kundër breshëritë dhe vlerësuesit e parë të dëmeve kundër breshëritë.

Ministria e Bujqësisë subvencionon 50% të primit të sigurimit për fermerët që blejnë sigurime bujqësore.​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat