Publikohen statistikat e tregtisë me pakicë për tremujorin e dytë 2019

Ekonomi

Publikohen statistikat e tregtisë me pakicë për tremujorin e dytë 2019

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 15:56
Ilustrim

Tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuar ka shënuar më së shumti rritje (15.4%) në tremujorin e dytë 2019, sipas statistikave të tregtisë me pakicë, publikuar sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Në tremujorin e dytë 2019 krahasuar me tremujorin e parë 2019, rritje kanë shënuar edhe tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (11.0%); tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (3.3%) dhe tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (0.3%).

Rënie kanë shënuar tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara me 19.1%, tregtia me pakicë e prodhimeve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara me 10.6%, tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje me 6.5% dhe tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara me 6.2 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat