Avdullah Hoti: Në programin e LDK-së do të ndodhë bashkimi i ATK-së dhe Doganës - Bota Sot
Avdullah Hoti: Në programin e LDK-së do të ndodhë bashkimi i ATK-së dhe Doganës

Ekonomi

Avdullah Hoti: Në programin e LDK-së do të ndodhë bashkimi i ATK-së dhe Doganës

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 12:29
Avdullah Hoti

Kandidati i LDK-së për deputet, Avdullah Hoti, ka thënë se në programin e këtij subjekti politik, do të ndodhë bashkimi i ATK-së dhe Doganës dhe do të kalohet në mbledhje të TVSH-së brenda vendit.

Sipas tij, kjo do t’i lehtësojë bizneset duke rritur likuiditetin e tyre, pasi që nuk do të kenë nevojë të paguajnë mbi 400 milionë euro para se ta shesin mallin, por vetëm atëherë kur të ndodhë transaksioni.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

Keta qe po premtojne zhvendosjen e mbledhjes se TVSH-se brenda vendit e kane pasur rastin ta bejne per dy vite. Te gatshem e kane pasur ligjin per bashkim te ATK-se dhe Doganes per te krijuar kapacitetet per kete, dhe pastaj edhe ndryshimet ne ligjin per TVSH.

Kane bere te kunderten. E kane sjellur ne Kuvend ligjin per TVSH ku kane parapare edhe nje agjenci shtese per TVSH, e cila gje e rrit me tutje burokracine.

Ne programin e LDK-se, me PAKON FISKALE 3.0, do te ndodh bashkimi i ATK-se dhe Doganes dhe do te kalohet ne mbledhje te TVSH-se brenda vendit. Kjo do te lehtesoje bizneset duke rritur likuiditetin e tyre, pasi nuk do te kene nevoje te paguajne mbi 400 mil euro para se te shesin mallin, por vetem atehere kur te ndodhe transaksioni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...