Abbott viziton Doganën, njoftohet rreth luftimit të krimit transkufitar

Ekonomi

Abbott viziton Doganën, njoftohet rreth luftimit të krimit transkufitar

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 15:35
Abbott viziton Doganën, njoftohet rreth luftimit të krimit transkufitar

Drejtori i përgjithshëm i Doganave të Kosovës, Bahri Berisha sot ka pritur në një vizitë ambasadorin Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, të cilët diskutuan çështje tregtare në mes të dy vendeve tona, si dhe përkrahja e madhe që Britania ka dhënë në zhvillimin e Doganës së Kosovës.

Drejtori i përgjithshëm Berisha informoi ambasadorin lidhur me të arriturat e doganës, si dhe progresin e arritur në fushat e ndryshme duke përfshirë luftimin e krimit transkufitar. 

Gjithashtu, ambasadori u njoftua edhe me të arriturat në 20 vjetorin e themelimit të Doganës ku Dogana Britanike ka dhënë kontribut të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat