AKP-ja shpall shitjen e re të aseteve nëpërmjet likuidimit nr. 51

Ekonomi

AKP-ja shpall shitjen e re të aseteve nëpërmjet likuidimit nr. 51

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 06:51
Foto ilustrim

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve nëpërmjet likuidimit nr.51. Lista e tenderëve për privatizim me këtë valë të shitjeve përmban 125 asete-njësi atraktive të ndërmarrjeve shoqërore në Republikën e Kosovës, të cilat paraqesin një mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë.

Kjo valë e shitjeve me të gjitha asetet e tenderuara është miratuar në Bordin e drejtorëve, kurse AKP-ja i ka njoftuar paraprakisht të gjitha komunat përkatëse se këto asete të ndërmarrjeve shoqërore do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit wwwë.pak-ks.org dhe në mediat e shkruara dhe ato elektronike.

Ofertat e mbyllura për njësitë-asetet që janë në shitje përmes shitjes së aseteve me likuidim nr.51 duhet të dorëzohen në sallën e konferencave të hotelit “Grand”, në Prishtinë më 23 tetor 2019, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat