Shala: Kosova e ka ranguar Kosovën ndër vendet më reformatore në botë - Bota Sot
Shala: Kosova e ka ranguar Kosovën ndër vendet më reformatore në botë

Ekonomi

Shala: Kosova e ka ranguar Kosovën ndër vendet më reformatore në botë

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 23:00
Endrit Shala,

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, njëherë kandidat për deputet nga NISMA, Endrit Shala, ka dhënë një lajm të rëndësishëm për Kosovën.

Ai ka njoftuar në Facebook se Banka Botërore e ka vlerësuar Kosovën në top vendet më reformatore në botë në fushën e të bërit biznes.

Postimi i plotë i Shalës

Kosova ndër top 20 vendet më reformatore në botë

Të dashur qytetarë, më lejoni të ndaj me ju një lajm që më bën krenar mua si ministër i MTI-së dhe të gjithë juve si qytetarë të Kosovës.

Banka Botërore ka ranguar Kosovën në top 20 vendet reformatore në botë në fushën e të bërit biznes, në raportin për vitin 2020.

Jam i lumtur që puna jonë afro dy vjeçare është vlerësuar, duke shënuar progres të jashtëzakonshëm në klimën e të bërit biznes.

Në këto dy vjet, me punën tonë, është arritur që të krijohen kushte të favorshme për të zhvilluar biznes, mbështetje e subvencione për prodhues dhe përkrahje për tregtarë e biznese.

Zotimi im për të ndikuar në zhvillimin pozitiv ekonomik në vend, tashmë është vlerësuar edhe nga BB-ja.

Ne do vazhdojmë të jemi në krah të bizneseve tregtarëve dhe prodhuesve tanë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...