Shkalla vjetore e inflacionit shtator 2019 – shtator 2018 në Kosovë ishte 2.4%

Ekonomi

Shkalla vjetore e inflacionit shtator 2019 – shtator 2018 në Kosovë ishte 2.4%

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

gjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit” (IHÇK) për muajin shtator të vitit 2019, viti bazë 2015=100.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte në muajin shtator 2019-0.1%, ndërsa indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në këtë muaj pësoi rënie në një mesatare prej -0.1%, krahasuar me muajin gusht 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit të nëngrupet e COICOP-it: mish -0.7%; qumësht, djathë dhe vezë -0.9%; pemë -2.3%; shërbime për transport -3.6% (rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror); pushime të organizuara -6.8%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.3 për qind në IHÇK.

Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: perime 0.6%; kafe, çaj dhe kakao 1.4%; veshje 0.9%; energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera 1.2% (ngritje e çmimit të drunjve të zjarrit), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës 1.4% , me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.2 për qind në IHÇK.

Ndërkaq, shkalla vjetore e inflacionit, e matur në muajin shtator 2019, me muajin shtator 2018 ishte 2.4%. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra 12.5% ; mish 3.2% ; qumësht, djathë dhe vezë 1.5% ; vajra dhe yndyra 3.0% ; pemë 1.9% ; sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira 2.4% ; kafe, çaj dhe kakao 11.3% ; pije alkoolike 2.0% ; duhan 2.5% ; mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit 1.8% ; energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse 0.8% (ngritje e çmimit të drunjve të zjarrit); mobilje dhe orendi, qilima dhe mbulesa dyshemeje të tjera 1.3% ; pajisje shtëpiake 2.5% ; qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës 3.8% ; mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake 4.1% ; shërbime ambulantore 1.7% ; blerje e automjeteve 1.5% ; pushime të organizuara 5.9% ; shërbime për strehim 4.6% ; gjëra personale 3.2% , me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.6 për qind në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: perime -3.2%; shërbime për transport -2.9% (rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror); pajisjet audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave -3.3%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.2 për qind në IHÇK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat