Kosova shënon rritje të eksportit dhe importit me vendet e BE-së, 0.1 për qind deficiti tregtar

Ekonomi

Kosova shënon rritje të eksportit dhe importit me vendet e BE-së, 0.1 për qind deficiti tregtar

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 15:51
Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin shtator 2019, sipas të cilat tregojnë për një për një deficit tregtar më të lartë për 0.1 për qind në muajin shtator 2019, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2018. Ndërkohë që statistikat flasin për një rritje në eksport-import të Kosovës me vendet e BE-së.

Derisa në shtatorin e vitit të shkuar, Kosova kishte deficit tregtar 257.1 milionë euro, këtë vit për periudhën e njëjtë deficiti kap vlerën prej 257.3 milionë euro.

Në një komunikatë për media të ASK-së bëhet e ditur se eksporti i mallrave në muajin shtator 2019 kishte vlerën 38.4 milionë euro, ndërsa importi 295.7 milionë Euro, që është një rritje prej 4.7 për qind për eksport, dhe një rritje prej 0.6 për qind për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit del se përqindjen më të madhe të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre me 35.9 për qind, ndërsa për import 14.6 për qind e përbëjnë produktet minerale, pasuar nga metalet bazë dhe artikujt tjerë me 11.8 për qind.

“Eksporti i mallrave në muajin shtator 2019 kishte vlerën 38.4 milionë Euro, ndërsa importi 295.7 milionë Euro, që është një rritje prej 4.7% për eksport, dhe një rritje prej 0.6% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 35.9% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 13.0% e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre; 12.1% e përbëjnë produktet minerale; 9.8% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 8.1% e përbëjnë produktet bimore; 5.1% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 3.3% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, etj.”, thuhet në komunikatë.

ASK ka publikuar edhe statistikat e eksportit dhe importit të Kosovës në vendet e BE-së dhe CEFTA, ku në bazë të statistikave vërehet se Kosova ka shënuar rritje në eksport-import me vendet e BE-së.

“Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 12.8 milionë Euro, ose rreth 33.5% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 25.5%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (9.3%), Holanda (4.2%), Danimarka (3.9%), Italia (3.8%), Britania e Madhe (3.6%), etj.

Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 142.3 milionë Euro, ose 48.1% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 14.7%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (12.2%), Italia (6.5%), Greqia (5.2%), Sllovenia (3.9%), Bullgaria (3.3%), etj.

Në muajin shtator 2019, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-s arritën në 16.0 milionë Euro, ose 41.8% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 6.3%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (18.0%), Maqedonia (10.3%), Serbia (6.7%), Mali i Zi (4.8%).

Ndërsa, importet e Kosovës nga vendet e CEFTA-s në muajin shtator 2019, arritën në 42.5 milionë Euro, ose 14.4% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-48.2%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia (6.9%), Shqipëria (6.2%), dhe Serbia (0.2 %)”, thuhet në komunikatë.

Raporti i ASK-së nxjerrë në pah se eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës gjatë muajit shtator kanë arritur në 9.4 milionë euro, ose 24.7 për qind.

“Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: India (12.4%) dhe Zvicra (7.0%).

Ndërsa importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 110.8 milionë Euro, ose 37.5%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (13.7%) dhe Kina (8.8%)”, thuhet në raport.

Për më shumë informata, lidhur me Statistikat e Tregtisë së Jashtme për muajin shtator 2019, vizitoni:

http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/tregtia-e-jashtme .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat