Pas 11 muaj taksë, ja sa është ulur importi nga Serbia - Bota Sot
Pas 11 muaj taksë, ja sa është ulur importi nga Serbia

Ekonomi

Pas 11 muaj taksë, ja sa është ulur importi nga Serbia

Më: 25 tetor 2019 Në ora: 20:28
Vlera e importeve nga Serbia ka rënë në 5 milionë euro

Dogana e Kosovës ka dalë me një përfundim se taksa 100 % ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës në 11 muajt sa është zbatuar, ka ulur importin nga këto shtete.

Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se krahasuar me vitin e kaluar, kur Kosova ka importuar nga Serbia në vlerë 450 milionë euro, gjatë këtij viti është importuar në vlerë 5 milionë.

“Nëse e marrin si shembull vitin paraprak, kemi importuar nga Serbia 450 milionë euro mallra. Ndërsa pas vendosjes së taksës, vlera e importeve nga Serbia ka rënë në 5 milionë euro”, deklaroi Adriatik Stavileci.

Nga ana tjetër, rënie ka pësuar edhe eksporti i produkteve në drejtim të Serbisë. Sipas Doganës pas vendosjes së taksës Kosova në Serbi eksporton mesatarisht 2 milionë euro në muaj.

“Kosova jo që ka pasur ndonjë eksport të madh në Serbi. Ne kemi eksportuar në Serbi rreth 25-30 milionë euro brenda një viti. Por taksa ka ndikuar në uljen e eksporteve tona drejt Serbisë”, deklaron Adriatik Stavileci.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat