Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK),

Ekonomi

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK),

Më: 29 tetor 2019 Në ora: 15:03
Ilustrim

29.10.2019

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin Shtator të vitit 2019, viti bazë 2015=100.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte -0,1% në muajin shtator 2019.

Shkalla vjetore e inflacionit e matur në muajin shtator 2019 me muajin shtator 2018 ishte 2,4%.

Shkalla mesatare vjetore e inflacionit ne vitin 2018   ishte 1.1%

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej -0,1 për qind në muajin shtator 2019 krahasuar me muajin gusht 2019.

Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit të nëngrupet e COICOP-it (klasifikimi i konsumit individual sipas destinimit):

-mishi për (-0,7%),

-qumështi, djathi dhe vezët (-0,9%),

-pemët (-2,3%),

-shërbimet për transport (-3,6%)-(rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror),

-pushime të organizuara (-6,8%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,3 për qind në IHÇK-it.

Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it:

-perimet për (0,6%),

-kafja, çaji dhe kakao (1,4%),

-veshja (0,9%),

-energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (1,2%)-(ngritje e çmimit të druve të zjarrit), dhe qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (1,4%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,2 për qind në IHÇK-it.

Periudha njëvjeçare:

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 2,4% në muajin shtator 2019 krahasuar me muajin shtator 2018.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it:

-buka dhe drithërat (12,5%), kryesisht ngritje e çmimeve të miellit për (16.04%), bukës për (22.24%), orizit për (4.6%), e tj.

-mishi (3,2%),

-qumështi, djathi dhe vezët (1,5%),

-vajrat dhe yndyrat (3,0%),

-pemët (1,9%), 

-sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (2,4%),

-kafja, çaji dhe kakao (11,3%),

-pijet alkoolike (2,0%),

-duhani (2,5%),

-mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit (1,8%),

-energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (0,8%)-(ngritje e çmimit të druve të zjarrit), mobilja dhe orendi, qilimat dhe mbulesa dyshemeje të tjera (1,3%),

-pajisje shtëpiake (2,5%),

-qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (3,8%),

-mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (4,1%), ---shërbimet ambulantore (1,7%),

-blerja e automjeteve (1,5%), pushime të organizuara (5,9%),

-shërbimet për strehim (4,6%),

-gjërat personale (3,2%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej  2,6 për qind në IHÇK-it.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it:

-perimet (-3,2%),

-shërbimet për transport (-2,9%)-(rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror),

-pajisjet audio-vizuale, fotografike për përpunimin e informatave (-3,3%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,2 për qind në IHÇK-it.

 

Disa krahasime të ecurisë së çmimeve me shtetet fqinje me Kosovën:

Në vitin 2018 Kosova pati inflacion për 1.1%, Shqipëria  për 1.8%, Maqedonia  për 1.5% , Mali i zi  për 1.7%, e tj.

Dinamika  e ecurisë të çmimeve dhe krahasimi i shkallës së tyre  në disa periudha kohore, në përqindje:

Viti 2018/vitin 2002 =31.69%,

Viti 2018/vitin 2005 =33.34%,

Viti 2019/vitin 2015 =15.00

Agjencia e Statistikave te Kosovës është i vetmi Institucion publik që prodhon dhe kalkulon Indeksin e harmonizuar të çmimeve të  konsumit në Kosovë.

Për më shumë informata lidhur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin shtator 2019, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves /ekonomi/cmimet

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat