Familja me Origjinë hebraike Rothschild, që investoi për ekonominë evropiane

Ekonomi

Familja me Origjinë hebraike Rothschild, që investoi për ekonominë evropiane

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 07:59
Mayer Amschel Rothschild

Historia e dinastisë së famshme të familjes gjermane me origjinë hebraike, Rothschild, të cilët janë të njohur jo vetëm për pasuritë e tyre kolosale, por edhe si filantropë e bamirës. Si e vunë ata pasurinë e tyre dhe cilat ishin degët e ekonomisë ku ata i investuan fitimet e tyre. Ndihma e madhe që ata dhanë pa kursim për ringritjen dhe zhvillimin e shtetit të ri izraelit, prej nga ishte dhe origjina e tyre.

Familja e pasur gjermane Rothschild, me origjinë hebraike, emigroi në Evropë në fillim të shekullit XVIII-të dhe u vendos kryesisht në Gjermaninë e epokës Vilhelmiane. Themeluesi i dinastisë së famshme me origjinë hebraike ishte Mayer Amschel Rothschild, i cili do të linte emër për pasuri të paparë deri atëherë jo vetëm në Gjermani, por në të gjithë Evropën. Mayer Rothschild lindi në vitin 1744 dhe u rrit në një geto duke shitur antika të vogla, por me vlera të mëdha, dhe duke koleksionuar monedha të vjetra e të rralla me vlerë numizmatike. Më pas, fati u buzëqeshi Rothschild, sepse Mayeri u punësua si tregtar te princi gjerman Wilhelm, në qytetin Hesse- Kassel, duke kontrolluar të gjitha marrveshjet tregtare që nënshkruheshin me shtetet fqinje. Gjatë punës së tij si këshilltar ekonomik pranë Wilhelmit, reputacioni i Mayerit u rrit shumë dhe ai filloi të bëhej një nga njerëzit më të pasur të Gjermanisë.

Image

 

Ndarja e pasurisë ndërmjet vëllezërve

Në mënyrë që të sigurohej se pasuria e tij do të mbijetonte dhe do të administrohej në dobi të familjes, ai ua ndau pasurinë fëmijëve të tij: Nathani, Amschel, Salomon, James dhe Carl. Nathani mori një pjesë të mirë të saj dhe u vendos në Londër, aty ku edhe sot Rothschild kanë rezidencën e tyre në kështjellë. Amschel mori në dorëzim një pjesë të pasurisë, që vite më parë i ati e administronte në dobi të shtetit prusian, në Frankfurt, ku ata jetonin. Salomon mori një pjesë të pasurisë, të cilën më pas do ta administronte në kryeqytetin austriak, Vjenë. Carl do të vendosej në Napoli të Italisë, ku do të merrej me disa biznese ndërtimi anijesh peshkimi dhe tregtare në bregdetin napolitan. Ndërsa James do ta kontrollonte pasurinë në Paris. Të gjithë djemtë e Mayerit e investuan shumicën e pasurisë së tyre në dobi të shteteve ku jetonin, me qëllim që të bëheshin të njohur në mbarë Evropën e asaj kohe. Disa nga financimet më të famshme dhe më të bujshme në vite ishin: ndërtimet e hekurudhave malore dhe tuneleve në malet austriake, ndërrtimi i disa rrugëve dhe bulevardeve të gjera në Paris, drejtimi i biznesit të peshkimit dhe restaurimi i muzeve të anijeve të vjetra në Napoli, hapja e bankës Oppenheimer në Gjermani, në bashkëpunim me Wilhem e Hainaut etj. Ndërsa investimi më i bujshëm i shekullit XIX-të ishte bërë në ushtrinë britanike të Wellington, e cila fitoi në betejën e Waterloos në vitin 1815 kundër Napoleon Bonapartit. Ndërkohë, në këtë periudhë pasuria e deklaruar e Rothschild në Evropë arrinte në miliardë dollar. Një pjesë të pasurisë së tyre ata e investuan për bashkëkombësit e tyre hebrenj që jetonin në mbarë Evropën. Më pas, pasuria e tyre arriti të trashëgohej brez pas brezi. Në Londër, atë e morën dhe e kontrollonte Lionel, Leopold, Antoni, Naran dhe Henri, të cilët luajtën një rol të rëndësishëm në revolucionin industrial, duke çelur fabrika dhe punishte për të zhdukur papunësinë. Amschel, nuk la trashëgimtar dhe bizneset që ata kishin në Frankfurt i mori shteti. Kështu ndodhi edhe me Salomon në Vjenë dhe Carl në Napoli. Ndërsa James në Paris ua la djemëve të tij: Edmond, Gustave dhe Alfons, të cilët e vazhduan veprimtarinë e tyre tregtare.

Image

 

Shekulli XX-të, Rothschild të plotfuqishëm

Me ardhjen e shekullit XX-të, edhe konkurrenca ndërmjet familjeve të pasura aristokrate në Evropë dhe në botë u bë më e madhe. Rothschild nuk ndenjen jashtë kësaj konkurrence, por përkundrazi, ata ishin dinastia më e njohur dhe ndër më të pasurat në botë. Me ardhjen e shek XX-të, pinjollëte Rothschild e vazhduan zakonin e trasheguar të filantropisë. Victor, Jacob, Philip, Robert, Eric dhe Alain, së bashku me vëllezrit dhe të afërm të tjerë vazhduan të investonin fuqishëm në Evropë dhe në botë. Ata madje, krijuan një stemë heraldike për t’u identifikuar si : Rothschild hebrenj. Gjatë shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, pasuritë  dhe pronat e Rothschild u vunë në rrezik, sidomos në Francë, Gjermani, Austri etj. Për shkak të ushtrive pushtuese që shpesh, mbas luftimesh të ashpra,shkatërronin dhe vidhnin. Por ato nuk u prekën. Mbas luftës, kur Evropa ishte shkatërruar dhe vuante nga uria, Rothschild menduan se ishte rasti ideal që të rimëkëmbej ekonomia evropiane, duke investuar pasurinë e tyre të padëmtuar. Investimet filluan fuqishëm me shkolla, spitale, kështjella dhe rrugë. Rothschild kontribuan shumë edhe në ngritjen e kanalit të Suezit, në transportin e pambukut dhe ringritjen e minierave të shumta në Afrikën e Jugut, ku nxirrnin diamante etj. Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, filloi dhe fryma antisemite në Gjermani dhe në mbarë Evropën,

Rothschild, për t”i shpëtuar një persekutim të mundshëm nazist, arratisen në Austri dhe më pas në SHBA ku kontribuan për luftën në dobi të aleatëve. Ata, gjatë qëndrimit të tyre në SHBA, investuan  shumta të mëdha për qytetin e New York, vepër për të cilën kryetari i bashkisë i dekoroi me medalje dhe u shprehu mirenjohje nga ana e Presidentit Rusvelt dhe popullit amerikan. Mbas mbarimit të luftës, si shumë hebrenj të tjerë, ata shkuan në Izrael, ku investuan shumën më të madhe që mund të investojë një familje filantropësh. Vitet e fundit, familja ka hequr dorë nga pasuria e madhe e fama dhe kujdeset  për fondet e trashëgimisë kulturore angleze. Ajo jeton e vecuar nga vëmendja e shtypit dhe e opinionit publik. Ishin investimet e shumta filantropike që kjo dinasti bëri në Evropë dhe në botë, ato që e bënë të famshme dhe të nderuar në të gjithë botën, edhe pse herë pas here reputacioni i saj cënohet nga një autor bullgar, i cili, në librin “ Komploti i madh”, i akuzon ata si shpërthyes të dy luftërave botërore, akuza në fakt të pabaza.

Image

 

Rothschild investuan për një shtet të tërë

 Mbas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Rothschild ishin ndër të paktat dinasti filantrope që investuan në Evropën e shkatërruar nga lufta, në kuadrin e planit “Marshall”. Ata kontribuan në ngritjen dhe ndërtimin e dhjetra shkollave, spitaleve, fabrikave, që lufta i kishte dëmtuar rëndë. Por me emigrimin e mijra hebrenjëve nga shtetet e Evropës, iu dha mundësia që edhe ata të investonin dicka për shtetin e sapoformuar të Izraelit në vitin 1948. Ishte Izraeli ai shtet që kishte shumë nevojë për filantropë investues, sic ishte dinastia Rothschild, me qëllim që të rimëkëmbej dhe të zhvillohej si shtet i ri dhe modern. Rothschild e dhanë të gjithë pasurinë e tyre në dobi të shtetit të sapo formuar hebre nga të gjitha aspektet. Në sektorin e ekonomisë dhe ushtrisë, Rothschild investuan më shumë, sepse në atë sektor Izraeli kishte nevojë më shumë se kurrmë për të krijuar një ekonomi të zhvilluar dhe të qëndrueshme. Ndërsa në sektorin e ushtrisë ata investuan një pjesë të madhe të pasurisë për blerjen e një numëri të madh armatimesh moderne perëndimore, pasi shteti i ri hebre kishte nevojë të mbrohej nga sulmet e një pas njëshme të fqinjëve të tij arab. Rothschild, me thesarin e tyre të çmuar, kontribuan në ngritjen e dhjetrave shkollave, spitaleve dhe ndërtesave në Izrael, kryesisht në qytetet e lashta kozmopolite sic ishte Jeruzalemi,etj. Edhe sot e kësaj dite qeveria dhe populli izraelit ia dedikojnë ekzistencën dhe ndërtimin e shtetit modern hebre, vetë dinastisë Rothschild, e cila nuk hezitoi të jepte ndihma jo vetëm në dobi të shtetit të tyre hebre, por edhe në vende të ndryshme të botës, gjithmonë në dobi të përparimit, paqes dhe demokracisë në botë.

Image

 Rothschild ,themeluesi i fondacionit “Butrinti”

Lordi Rothschild, në fillimin e viteve ’90 shprehu interesin e tij për të vizituar Shqipërinë e posadalë nga diktatura gati 50 vjecare e regjimit komunist të Enver Hoxhës, të cilin ai e kishte kundërshtuar prej vitesh nga ishulli i Korfuzit, ku bashkë me familjen e tij shkonin shpesh herë për pushime. Pas vizitës së tij në Tiranë, në fillimin e viteve ’90, ai menjëherë vizitoi qytetin e lashtë mijra vjecar të Butrintit në Sarandë. Rothschild dhe njerëzit që e shoqëronin u mahnitën nga bukuria e qytetit të lashtë dhe ai mendoi ta vinte Butrintin nën kujdesin e vecantë të tij, me qëllim që ai kompleks i rrallë arkeologjik të ruante vlerat mijra vjecare të qytetit të lashtë, duke bashkëpunuar me arkeologët dhe restauruesit shqiptar./Memorie.al 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat